Kryesore

Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese, Balla: Do i diskutojmë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 25/10/21 |
Opi Nion

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur në Kuvend se propozimet e PD për ndryshimet Kushtetuese do të diskutohen.

Balla thotë se është për t’u vlerësuar fakti që PD është kthyer në jetën parlamentare dhe bën propozime konkrete.

Po ashtu, kreu i grupit Parlamentar të PS, ka risjellë në vëmendje edhe njëherë progres raportin e komisionit Evropian ku i bën thirrje opozitës që të diskutojnë dhe analizojnë këto të dhëna.

“Nuk doja të flisja sot pasi kjo është një seancë e posaçme që i dedikohet deputetëve që duan të ngrenë shqetësime pas takimeve me zgjedhësit dhe do ishte mirë që mazhorancë dhe opozitë ta respektonim këtë seancë, por kjo se ndalin as kryetarin e opozitës dhe askënd që të ngrejë çështje që mendon se janë shqetësim i zgjedhësve. Dokumenti bazë që ne duhet ti referohemi është progres raporti i Komisionit evropian që është punë e shumë ekspertëve dhe punë e detajuar mbi bazën e progresit vit pas viti. Mos gaboj që pas vitit 2006 është viti që Komisioni Evropian ka sjellë një raportim vjetor. Unë mendoj se ajo që na nderon të gjithëve është se ne do të kemi një debat për këtë çështje. Dhe nëse nuk do të na e bëni ju do e bëjmë ne, për të diskutuar dokumentin më të gjithë pranueshëm nga ekspertët për integrimin. Progres-raporti i 2021 është ndër më të mirët që ka pasur shqipëria më parë. Progresraporti është i gjatë ndaj mund t’jua jap në mënyrë të përmbledhur, ku thuhet se vendi i ka çuar përpara reformat për në BE, dhe pse sfidat që i vuri para pandemia Shqipëria i ka përmbushur të gjithë kriteret për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.  Ky është progres raporti i parë që të gjithë të dhënat për reformën në drejtësi s’kontohen në këtë progres raport. Ne besoj që në 25 prillin e 2025 ne do të kemi kohën e mjaftueshme që të adresojmë çështjen për votimin e shqiptarëve që janë jashtë vendit në zgjedhjet në atdheun e tyre. Unë nuk do të komentoj propozime tuaja për ndryshimet kushtetuese, i mirëpresim këto propozime, dhe do të presim plotësimin e afatit nga rregullorja që të hyjnë në procedurë parlamentare. Kemi dhe ne një rekomandim që ka qenë nga partnerët që kërkojnë zbatimin e reformës në Drejtësi që i janë drejtuar kryeparlamentares. Propozimi ynë është teknik, ndërsa tuajat kërkojnë kohë, unë e përshëndes opozitën që është rikthyer në këtë jetë aktive parlamentare”,-është shprehur Balla./ Opinion.al

Pas