Presidenti Ilir Meta ishte i ashpër në qëndrimin e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa propozoi që më 13 tetor të ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale për të mundësuar zgjidhjen e krizës politike.
Po ashtu, Meta nuk i kurseu kritikat e tij dhe për diplomatët e huaj në vendin tonë, duke thënë se përmes deklaratave të tyre po i shërbejnë Ramës dhe provokojnë konflikt në Shqipëri.
Lidhur me këto deklarata ka reaguar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Ministrja ka publikuar një foto të presidentit në Twitter, ndërsa e shoqëron atë me mbishkrimin “Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!”/ Opinion.al E.Xh.