Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pronat e bashkisë për banesa sociale, ja çfarë do diskutohet nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

2018/04/25 at 9:22 PM
në Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimit të ujit, reagon ashpër LSI: Oligarkia të mbajë barrën, le të paguajë më shumë

Sipas një projektvendimi që pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, pronat që do të zhvillohen sipas kësaj nisme, më pas do të merren sërish në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, për t’u shfrytëzuar për programe të ndryshme sociale, si banesa me bonus qeraje për familjet në nevojë apo pika shërbimi për qytetarët.


Këshilli Bashkiak i Tiranës do të diskutojë nesër projektvendimin “Për përcaktimin e procedurës për negocimin me partnerët privatë që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet marrëveshjeve të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”, bëjnë me dije burime nga bashkia e kryeqytetit.

Kjo nismë do të bëjë që pronat në pronësi të Bashkisë së Tiranës, por që aktualisht janë ngrehina apo objekte të pashfrytëzuara, do të mund të zhvillohen se bashku me ato private kufitare si cdo pronar tjeter qe merr pjese ne zhvillim, të cilët në përfundim të projektit, do t’ia kalojnë sërish të njëjtën sipërfaqe prone Bashkisë së Tiranës, por tashmë të zhvilluar dhe të gatshme të përdoret për banesa sociale, biblioteka zyra pune, pika shërbimi për qytetarët etj.

Përmes kësaj formule, Bashkia e Tiranës do të marrë mbrapsht të njëjtën sipërfaqe të pronës së mëparshme, para se ajo të zhvillohej, por njëkohësisht do ta shfrytëzojë pronën e saj pa asnjë kosto.

Bashkia e Tiranës zotëron një numër të madh pasurish të paluajtshme, ku një pjesë e tyre kanë nisur të degradohen dhe jo vetëm që nuk i shërbejnë komunitetit dhe interesit publik të qytetit dhe qytetarëve, por janë kthyer në një potencial rreziku për jetën e tyre, për shkak të amortizimit të madh që kanë pësuar ndër vite, citojne keto burime.

Pavarësisht faktit se Bashkia e Tiranës është pronarja më e madhe në qytet, për çdo vit buxhetor ka një faturë financiare tejet të konsiderueshme në lidhje me programet sociale që ajo ofron në ndihmë të qytetarëve që e kanë të pamundur që të sigurojnë një ambient banimi për vete dhe familjen e tyre, sipas kushteve të tregut.

“Hyrja në këtë marrëdhënie kontraktuale me zhvilluesit privat, në ato prona që ofrojnë potencial zhvillimi në kuadër të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore në favor të Bashkisë së Tiranës, është një mjet i mirë që këto sipërfaqe më pas të vendosen në dispozicion të programeve sociale dhe plotësimit të nevojave të Bashkisë Tiranë për mjedise”, njoftojnë burimet pranë bashkisë.

Etiketa: banesat socialekeshilli bashkiakpronat e bashkise


Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura
Kryesore

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

24 Korrik, 2025 11:16 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
Kryesore

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

18 Korrik, 2025 1:31 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Para
Mother Jones denoncon LSI-në se ka lobuar në SHBA me kompani ruse të dyshimta

Mother Jones denoncon LSI-në se ka lobuar në SHBA me kompani ruse të dyshimta

Soni Malaj flet për puthjen me Blerim Destanin në klip

Soni Malaj flet për partnerin e ri: Ja pse ndahen çiftet në showbizin shqiptar

Grabitja me armë zjarri në Kamëz, vdes burri dhe plagoset rëndë e shoqja

Grabitja me armë zjarri në Kamëz, vdes burri dhe plagoset rëndë e shoqja
















TE FUNDIT

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit
18 Gusht, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja...

Lexo më shumë

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj
18 Gusht, 2025

Porti detar i Sarandës po konsolidohet si një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turizmin në jug të Shqipërisë,...

Lexo më shumë

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses
18 Gusht, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ekzekutivi që ai udhëheq i ka respektuar të gjitha aktgjykimet e...

Lexo më shumë

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor
18 Gusht, 2025

Në muajin qershor, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com