Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pronat dhe legalizimet, Tabaku- Lames: PD do e anulojë ligjin aktual

2021/03/22 at 3:23 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pronat dhe legalizimet, Tabaku- Lames: PD do e anulojë ligjin aktual

Jorida Tabaku i është përgjigjur ditën e sotme kreut të Kadastrës, Artan Lame pas akuzave të këtij të fundit për programin e PD lidhur me pronat e legalizimet.

Nëpërmjet një dalje për mediat Tabaku siguron se ligji aktual i pronave do të anulohet.

“Në programin e PD, e thënë prerë dhe qartë nga kryetari i Partisë Demokratike dhe nga të gjithë ekspertët, thuhet që “Ligji i Pronave aktual do të anulohet”. Jo vetëm me një ligj, por edhe një korpus ligjor prej 10 ligjesh që cenojnë të drejtën e pronës, si Ligji i Investimeve Strategjike, një prej tyre, i cili është duke zaptuar pronat e pronarëve pa të drejtë dhe është duke i konsideruar ato prona publike, do të anulohet bashkë me ligjet e tjerë.

Ne do të rikthejmë në ligj më në fund konceptin e pronës, konceptin e pronarit dhe do të rikthejmë në ligj konceptin e njohjes së pronës.

Sot zyrat e Kadastrës, fatkeqësisht janë kthyer në zyra grabitqare të pronave.
Sot, fatkeqësisht po kryhet një luftë bandash me pronat e ligjshme të qytetarëve shqiptarë.
Sot, fatkeqësisht çështja e pronave po përdoret si plaçkë lufte për çështjet elektorale.

Partia Demokratike është e angazhuar së bashku me 8 shoqata pronarësh, që më në fund të rikthejë të drejtën e pronarit, të rikthejë të drejtën e pronës tek i zoti.

Ne jemi angazhuar për këtë proces që në momentin që çuam ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe për ne nuk ka hapa pas dhe nuk ka kthim pas.”– tha Tabaku.

Gjatë fjalës së saj Tabaku për qeverinë e PS thotë se ka bërë shumë mashtrime e premtime të pambajtura lidhur me këto çështje.

Ndërkohë që nuk ka harruar të jap edhe detaje duke sqaruar edhe se si me anë të ligjit të ri do të kthejë të drejtën e pronës tek pronari që i takon.

“Ne do të bëjmë tre elementë kryesore që sot ligji ia mohon pronarëve të drejtë dhe pronarëve të tokës.

I pari do të jetë kthimi i pronave dhe njohja e pronave aty ku ato janë borxh.

I dyti do të jetë kompensimi fizik i cili do të ndodhë. Sepse më të vërtetë, qeveria tha se Shqipëria është 28 mijë km2 dhe kaq është sipërfaqja. Por sot truajt publikë janë dhënë me 1 euro dhe janë zaptuar nga klientët e qeverisë. Të gjitha këto do të vendosen në funksion të kompensimit fizik të pronarëve dhe së treti, kompensimi financiar i cili është në proces që ka dështuar nga ana e qeverisë, do të rikthehet me një fond dy herë më të lartë në vitin e parë dhe tre herë më të lartë në vijim dhe më në fund do t’i japim fund një procesi i cili ndoshta në kohën e PD-së pati problematikat e veta, por kurrë nuk i shkaktoi kaq dëm pronës dhe pronarëve sa ç’ka ndodhur në tetë vitet e fundit.

Përsa i përket çështjes së legalizimeve.

Premtuan tetë vite më parë se do të bëjnë legalizimin falas, si është situata sot?

Sot situata në terren është që pasi qytetarët shqiptarë i kanë paguar buxhetit të shtetit mbi 60 milionë euro për procesin e legalizimit ky është një nga dështimet më të mëdha të qeverisë.

Unë sapo vij nga terreni ku qytetarët më informojnë se për të përfunduar një legalizim sot, i kërkojnë rreth 4 mijë euro për një kat shëpie për t’u paguar si taksë korrupsioni.

Unë e kuptoj që qeveria është në panik pasi janë duke ikur, por këtij procesi që po e trajtojnë si plaçkë lufte, ne do ta përfundojmë brenda dy viteve të para të mandatit qeverisës.

Procesi i lëgalizimeve është një proces i pakthyeshëm që ka nisur me Partinë Demokratike dhe do të përfundojë me Partinë Demokratike.

Ne nuk kishim asnjë dyshim që asnjë nga dy proceset nuk do të përfundonte me qeverisjen e PS-së dhe e kuptoj, ndoshta qindra shqiptarë që mund të jenë gënjyer por sot faktet janë kokëforta dhe tregojnë që në të dy proceset dështuan, i trajtuan pronarët duke i larguar nga pronat dhe trojet e tyre, nga njëra anë, dhe në anën tjetër në procesin e legalizimit realizuan dështimin më të madh.”- shtoi kndidatja për deputete./Opinion.al

Etiketa: lamepronat dhe legalizmiettabaku

Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Para
Kosovë/ 1 viktimë dhe 80 raste të reja me Covid-19

Kosovë/ 16 viktima dhe 827 raste të reja me COVID-19

VIDEO/ Rama mbërrin në Pallatin Élysée, pritje e ngrohtë nga Macron

VIDEO/ Rama mbërrin në Pallatin Élysée, pritje e ngrohtë nga Macron

“Sa më shpejt integrimi i Shqipërisë”,Varhelyi takim me ministrin gjerman

"Sa më shpejt integrimi i Shqipërisë",Varhelyi takim me ministrin gjerman

TE FUNDIT

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës...

Lexo më shumë

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
5 Korrik, 2025

Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com