Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë ecjes dhe takimeve me banorë të Kuçovës, ka diskutuar me një pronare Fast Food-i, e cila ishte e shqetësuar që dreka që do paguajë shteti për fëmijët e shkollave, me Bashen kryeministër, mund ta lerë atë pa punë.
Basha e ka sqaruar se i gjithë plani i tij ekonomik është integral dhe i kombinuar dhe do të sjellë rritje të konsumit, pra dhe rritje të xhiros së saj.
“Plani ekonomik po pritet mirë nga qytetarët sidomos nga pensionistët. Ulja e taksave do jetë oksigjen për ndërmarrjet e vogla që do u mundësojë rritjen e krijimin e vendeve të reja të punës. Plani im rrit konsumin, sjell paranë në qarkullim, ndez motorin e ekonomisë”- tha Basha.