Kronikë

Pronari i mobilerisë që u qëllua me kallashnikov: S’kam borxhe, as probleme me…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 15/04/22 |
Opi Nion

Një mobilieri u qëllua me breshëri plumbash mesnatës e djeshme në fshatin Nikel të Krujës. Autorët ende nuk janë identifikuar ndërsa mësohet se pronari i mobilerisë Myslym Karaj ushtonte aktivitetin e tij prej 20 vitesh në këtë fushë.

Ndërkohë janë mësuar detaje të reja mbi ngjarjen. Policia ka gjetur mbi 20 gëzhoja kallashnikovi, të cilat janë shkrehur mbi fasadën e mobilerisë.

Po ashtu është zbardhur edhe dëshmia që Myslym Karaj ka dhënë përpara autoriteteve. Ai ëshët shprehur se nuk ka konflikte me askënd. “As dhe as familja e tij nuk i kemi borxh asnjë qindarkë njeriu. Nuk i kemi bërë keq askujt në jetën tonë.”, mësohet të jetë shprehur pronari i biznesit.

Mësohet se pjesa e objektit që është qëlluar me armë është e pajisur me kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Pas