Kryesore

Pronare nga inceneratorët/E moshuara:Banka më bllokoi lekët, i dua të operoj sytë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 01/10/22 |
Opi Nion

Një e moshuar 90-vjeçare emri i së cilës doli si pronare multimilionere nga afera e inceneratorëve, ka rrëfyer se banka i ka bllokuar një shumë të vogël parash që kishte depozituar.

90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi, në një intervistë për news 24, është shprehur se kishte depozituar në bankë një shumë prej rreth 600 euro që i duheshin për operimin e syve.

Nga shtëpia e të moshuarve ajo kërkoi që t’i kthehen mbrapsht paratë për të kryer operacionin.

“Edi Rama më ka bërë biznesmene. Nëse do ishte ashtu nuk vija këtu, blija një pallat. Kërkova një banesë sociale, nuk ma dha Bashkia. Kisha disa lekë dhe 600 e ca euro, i futa në dhe, i mbulova kisha frikë mos i vidhnin. Më mirë të mi kishte vjedhur ndonjë i varfër, jo qeveria. Shkova mora lekët dhe i futa në bankë. Të më japin lekët, të operoj sytë, të mos shoh errësirë”, tha 90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi.

 

Pas