Deputeti i PD-së, Flamur Noka është shprehur në Kuvend se një italian me profesion kaldajist është bërë papritur pronari i inceneratorit të Tiranës.
“Kur sheh aty termin; Bashkia e Tiranës, transporti i Tiranës, të kap e qeshura se të kujtohen; inceneratorët, 5 D. Këto kohë është treguar se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm vjedhje. Sot kryetarja e Parlamentit e duartrokiti hajdutin. Se ishte e porositur të duartrokiste. Guisepe ka qenë me profesion kaldajist. Një kaldajist papritmas bëhet pronar i inceneratorit të Tiranës dhe ky çuditërisht na paskësh dhe një kontratë konsulencë me inceneratorin e Fierit. Kaldaisti për fat të keq nuk e kishte ëndërruar asnjëherë shifrën 128 mln euro dhe për skemën e mafies i duheshin bashkëpunëtorë të tjerë.
Në të gjitha këto çështje, jepet roli për secilin, edhe për lalin dhe për atë ‘fap-fap’. Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë”, tha ai.