Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar disa foto të shkëputura nga artikulli i revistës franceze “ELLE” ku promovohet Shqipëria.
Rama shkruan në “Facebook” se revista “ELLE” e promovon Shqipërinë si një destinacion turistik që nuk duhet humbur.
“Revista e mirënjohur franceze “ELLE” promovon Shqipërinë si destinacioni turistik që s’duhet humbur, me “Vende që ju lënë pa frymë, tradita gastronomike të mrekullueshme, trashëgimi kulturore e mahnitshme”, ka shkruar Kryeministri.