Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro U-17 në Tiranë, Presidenti Duka: Mbështesni Kombëtaren tonë

2025/05/08 at 10:35 AM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Euro U-17 në Tiranë, Presidenti Duka: Mbështesni Kombëtaren tonë

Federata e Futbollit organizoi pasditen e të mërkurës eventin e radhës promovues në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.


Aktiviteti u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe mblodhi së bashku dashamirës të futbollit, qytetarë të Tiranës, vullnetarë të angazhuar dhe fëmijë nga ekipet e moshave, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe elektrizuese për këtë ngjarje të rëndësishme që i jep Shqipërisë një rol qendror në arenën ndërkombëtare të futbollit për të rinj.

Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadorja e Kampionatit Europian U-17, Valbona Selimllari, ish-futbollisti i Kombëtares dhe aktualisht lojtar i Vllaznisë, Bekim Balaj, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, si edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Duka, u shpreh se organizimi i Kampionatit Europian U-17 në Shqipëri është një moment historik për futbollin shqiptar dhe një dëshmi e aftësive organizative të vendit dhe Federatës së Futbollit.

Ai theksoi emocionin dhe kënaqësinë që ky aktivitet sjell për të gjithë, duke vënë në pah përfshirjen e fëmijëve, të rinjve, yjeve të futbollit dhe skuadrës Kombëtare, e cila merr pjesë për herë të parë në një event të tillë.

Presidenti Duka i falënderoi të gjithë ata që kontribuan në përgatitjen e infrastrukturës sportive, shprehu bindjen se mikpritja shqiptare do të lërë mbresa të mira tek të gjithë pjesëmarrësit dhe i uroi sa më shumë suksese ekipit Kombëtar në Kampionatin Europian.

“Është një emocion shumë i veçantë, kënaqësi dhe lumturi për mua që t’ju shoh në këtë fushë të FSHF-së. Në një fushë që vërtetë e kishim ëndërruar, të shoh të shkuarën e futbollit shqiptar, të tashmen dhe të ardhmen. Të shoh yjet e futbollit shqiptar, të cilët padyshim shprehin kënaqësinë e tyre për këtë event madhor për Shqipërinë.

Shoh dhe perspektivën e futbollit, gjithë këta fëmijë që kanë mbushur fushën. Sot, në një lloj mënyre, ne fillojmë zyrtarisht këtë aktivitet të rëndësishëm, Kampionatin Europian U-17.

Një event shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, një event i cili konfirmon edhe njëherë aftësitë organizative të Shqipërisë, aftësitë organizative të futbollit shqiptar, konfirmon besimin që kanë institucionet europiane tek eksperienca jonë dhe ekspertiza jonë për të organizuar evente madhore.

Ky nuk është thjesht një kampionat futbolli, është një mundësi për të shprehur talentin e tyre të gjithë të rinjtë që do të marrin pjesë në të, për të shprehur emocionin e tyre dhe pse jo, për të krijuar miqësi ndërkombëtare përtej kufijve të tyre, të 7 skuadrat që do të marrin pjesë, që do t’i bashkohen skuadrës sonë Kombëtare, e cila për herë të parë në histori merr pjesë në një event të tillë.

Për të arritur organizimin e tij, për ne si Federatë, mund të themi e mesme apo modeste, është dashur një punë shumë voluminoze për të përgatitur katër stadiumet që tashmë janë gati; “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Arena Egnatia”, “Niko Dovana”, 10 fusha stërvitjeje, të cilat për ne vërtetë përbëjnë një punë voluminoze. Për këtë unë dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë bërë të mundur përgatitjen e kësaj infrastrukture, dhe tashmë jemi vërtetë në momentin e duhur, perfekt për ta filluar këtë Europian.

Jam shumë i sigurt që të gjithë futbollistët e rinj që do të vijnë në këtë Europian, zyrtarët që do të marrin pjesë, vëzhguesit e tyre, tifozët që do ta ndjekin, do të mbeten të kënaqur nga mikpritja shqiptare. Do të mbesë në memorien e tyre tradita jonë e mikpritjes dhe do të vijnë përsëri. Unë u uroj gjithë futbollistëve që do të vijnë që të kënaqen vërtetë, ju uroj të gjithë juve që ta shijoni Europianin në Shqipëri, ta mbështesni atë dhe të gjithë bashkë të kemi ngjarje të tjera akoma më të bukura në të ardhmen.

I uroj shumë suksese ekipit tonë Kombëtar në këtë Europian, megjithëse të shtatë kundërshtarët janë vërtetë nga më të mëdhenjtë e Europës. Faleminderit shumë që keni ardhur dhe urime të gjithëve”, tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.



Ju sugjerojmë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Para
Tiranë, qarkullonte i armatosur dhe tentoi t’i ikte policisë, arrestohet 19 vjeçari

Tiranë, qarkullonte i armatosur dhe tentoi t’i ikte policisë, arrestohet 19 vjeçari

Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni

Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni

Vota e diasporës, KQZ: Shteti mbulon shërbimin e postës

“Vota jote, zëri yt!”, Celibashi:Merr pjesë në zgjedhje, ndiko në drejtimin e vendit
















TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com