Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurorja  Gashi bojkoton seancën dëgjimore të KPK: Do paraqitem para një gjykate ku dëgjohem

2018/07/20 at 9:40 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 7 min
A A
Prokurorja që u hoqi mandatet deputetëve padit në gjykatë Kryeprokuroren Arta Marku: Shkarkimi im abuziv, nuk mbështetet në asnjë ligj

Rovena Gashi, prokurorja e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie  nuk është sot e pranishme në seancen degjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ajo mësohet të jetë shprehur se ndaj saj është bërë një proces i pabarabartë vlerësimi dhe një hetim administrative i pavlefshëm.


“KPK e ka marrë vendimin 8 muaj më parë. Do të paraqitem para një gjykate ku dëgjohem”, mësohet të ketë thënë Gashi, duke lënë të kuptojë se do ta vazhdojë betejën në institucione të tjera.

Trupi gjykues që do të shqyrtojë procesin e rivlerësimit për prokuroren Gashi drejtohet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.

 

Pretendimet e ngritura nga Rovena Gashi:
Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), e përbërë prej Komisionerëve; Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko, i pamundësuan subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, pjesëmarrjen reale dhe efektive në seancën dëgjimore të datës 20.07.2018 ora 09:45.

Trupa gjykuese e KPK, nëpërmjet e-mail-it zyrtar të datës 19.07.2018, ora 18:04, ka intimiduar subjektin e rivlerësimit Rovena Gashi, duke i bërë të ditur asaj, në mënyrë të shkruar, faktin se, paraqitja prej saj e kërkesave procedurale, në ushtrim të së drejtës për proces të rregullt ligjor, do të mbahet parasysh prej kësaj trupe gjykuese në vlerësimin e subjektit. Këto kërkesa procedurale, shumë dinjitoze të subjektit, të cilat reflektojnë shkelje të lejuara gjatë këtij procesi, e që janë bërë objekt shqyrtimi edhe në Gjykatën e Strasburgut, në vlerësimin e kësaj trupe gjykuese përbëjnë thjesht zvarritje për një proces nul, që nxiton të shpallë një vendim të marrë ndaj subjektit të rivleresimit, Rovena Gashi, që në datën 30.11.2017.

Duke ç’armatosur subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, nga çdo mundësi e realizimit të mbrojtjes, kjo seancë dëgjimore, të cilën trupa gjykuese do t’a shpenzojë duke lexuar detyrimet kushtetuese, që nuk i ka përmbushur, e duke akuzuar subjektin e rivlerësimit, ndërkohë që nuk e ka lejuar atë të paraqesë asnjë provë të kundërt, përbën vetëm një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eleminimin e pushtetit gjyqësor.

Përsa kohë që kjo trupë gjykuese, e kontestuar 5 herë nga ana e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, vlerëson se, ka zhvilluar nje proces të rregullt ligjor, duke përmbushur të gjithë detyrimet e tij dhe duke lejuar ushtrimin e të gjithë të drejtave për subjektin e rivlerësimit, atehërë kjo trupë gjykuese është e lirë dhe madje, në këtë pikë, ka detyrimin të marrë një vendim ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, edhe pa praninë e saj në seancë.

Por, në një raport analitik, 27 faqe, prokurorja Rovena Gashi argumenton shkeljet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilat gjenden të përmbledhura në vijim:

1. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, nuk iu garantua zhvillimi i procesit të saj të rivlerësimit nga një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme.
Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi nuk iu dha, menjëherë pas caktimit të trupit gjykues që do të kryente procesin e saj të rivlerësimit, mundesia për të ngritur pretendime mbi ekzistencës së situatës së konfliktit të interesit me anetarët e trupit gjykues..

2. Procesi i rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi ishte i papagjykuar dhe se vendimmarrja në lidhje me të ishte e paracaktuar, e ku, të gjithë janë dëshmitarë të kësaj dhe faktet e ndodhura e kanë vërtetuar një gjë të tillë.
Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi e ka kryer hetimin administrativ ndaj saj nën dyshimin e ekzistencës së situatës së konfliktit të interesit, përsa kohë që subjektit iu dha mundësia për të ngritur pretendime rreth ekzistencës së këtyre pengesave vetëm pasi kjo trupë gjykuese kishte mbyllur hetimin e saj administrativ.

3. Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi dështoi në dhënien e garancive këtij subjekti se ishte e pavarur, e paanshme dhe e përgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrës.
Me Shkresën kthim përgjigje, dërguar subjektit të rivlerësimit në datën 06.07.2018, KPK konfirmoi se, në përbërje të trupës gjykuese të subjektit të rivleresimit Rovena Gashi, në cilësinë e Relatores, me rol dhe funksion ligjor determinant në procesin e saj të rivlerësimit dhe të hetimit administrativ, nga data 30.11.2017-15.03.2018, ka vepruar Komisionerja Suela Zhegu, në kushtet e konfliktit të hapur të interesit me subjektin e rivlerësimit.

4. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, iu bë një proces i pabarabartë rivlerësimi, duke iu cënuar procesi i rregullt ligjor dhe të drejtat themelore të saj, gjatë kësaj procedure.
Me Shkresën Kthim përgjigje të datës 06.07.2018, KPK deklaroi se Relatorja Suela Zhegu e këtij trupi gjykues të subjektit të rivlerësimit ka dhënë dorëheqjen në daten 15.03.2018, ndërsa me Vendimin Nr.5191/1 Prot, datë 11.07.2018, KPK deklaroi se, në datën 15.03.2018 është bërë përjashtimi i Relatores Suela Zhegu nga përbërja e trupës gjykuese të subjektit të rivlerësimit. Pavarësisht nëse ishte dorëheqje apo përjashtim, shkresat e KPK konfirmojnë pretendimet e subjektit të rivlerësimit për ekzistencën e situatës së konfliktit të interesit ndërmjet saj dhe Relatores Suela Zhegu,

5. Hetimi adminitrativ që kreu, kryesisht, kjo trupe gjykuese ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi është i pavlefshëm.
Dhënia e dorëheqjes apo përjashtimi i Relatores Suela Zhegu, të trupës gjykuese të subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi në datën 15.03.2018, ndërkohë që ajo kishte marrë detyrën dhe kryer hetim administrativ ndaj këtij subjekti prej datës 30.11.2017, konfirmojnë moskryerjen e detyrës nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për të kërkuar fillimin e procedimit disiplinor ndaj komisioneres Suela Zhegu, e cila nuk kishte dhënë dorëheqjen në ditën e marrjes së detyrës, më 30.11.2017; nuk kishte dhënë dorëheqjen brenda 15 ditëve nga hedhja e shortit, ndërkohë që, në përfundim të hetimit administrativ që kishte kryer ndaj subjektit të rivlerësimit, dha me vonesë dorëheqjen, për të njëjtat shkaqe, rreth ekzistencës së të cilave ajo ishte në dijeni që në fillim të detyrës.

6. Hetimi administrativ i zhvilluar ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi nuk ishte i gjithëanshëm dhe rezulton të jetë i paplotë.
Nëpërmjet Njoftimit të datës 26.06.2018 dhe Vendimit Nr.3, datë 06.07.2018, KPK ka konfirmuar faktin që ndaj subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, në kundërshtim me Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.2 datë 18.01.2017 dhe me përcaktimet e Ligjit Nr.84/2016, trupa gjykuese e rivlerësimit të saj, ka vendosur që këtij subjekti t’i hetohet dhe të vlerësohet vetëm rreth kriterit të pasurisë, ndërkohë që objekt i procesit të rivlerësimit janë të trija kriteret së bashku dhe në mënyrë të pandshme, ai i pasurisë, figurës dhe profesionalizmin, pavarësisht nga fakti që njeri kriter mund të dominojë mbi tjetrin apo mund të jetë determinant në marrjen e një vendimi prej trupës gjykuese ndaj subjektit të rivlerësimit.

7. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, nuk iu dha asnjë mundësi reale për ushtrimin e barrës së provës dhe iu mohua e drejta e realizimit efektiv të mbrojtjes.
Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi, i pamundësoi asaj ushtrimin e së drejtës për t’u dëgjuar dhe pjesëmarrjen reale, efektive të saj në seancë dëgjimore, duke i hequr mundësinë e dhënies së shpjegimeve dhe bërjes së vlerësimeve, nëpërmjet analizës së provave të kundërta, për të cilat ky subjekt i kishte kërkuar kësaj trupe gjykuese marrjen dhe që kjo trupë gjykuese ishte e detyruar t’i merrte, për të treguar, të paktën formalisht, që i dha mundësi subjektit të ushtronte barrën e provës dhe të drejtën e mbrojtjes gjatë procesit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka pranuar asnjë nga 38 provat e kërkuara prej subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kërkuar subjektit të rivlerësimit që të japë shpjegime, pa prova, për rezultatet paraprake të hetimit administrativ, të filluar prej këtij organi dhe të zhvilluar vetëm prej tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kërkuar subjektit të rivlerësimit që këto shpjegime, vetëm me fjale, e jo mbi prova, t’i paraqesë brenda një ditë e gjysëm nga momenti i dërgimit të njoftimit për seancën dëgjimore, duke përfshirë në këtë afat edhe ushtrimin prej subjektit të rivlerësimit të së drejtës për të caktuar apo zgjedhur mbrojtës dhe të drejtën e mbrojtësit për t’u njohur me aktet dhe detyrimin e mbrojtesit për të realizuar mbrojtjen, ndaj një procedure administrative 7 mujore që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte zhvilluar rreth subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.

8. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe kjo trupë gjykuese i kanë mohuar subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, të drejtën kushtetuese për t’u dëgjuar në këtë procedurë administrative që do të vendosë mbi të drejta themelore të saj dhe që kanë të bëjnë me të drejtën e punësimit, të ushtrimit të profesionit, të drejtën e pagës, të përparimit në karrierë, të gëzimit të reputacionit e të jetës private e familjare.
Caktimi formalisht i seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, i pamundësoi paraqitjen realisht asaj në këtë seancë.

Është e konfirmuar tashmë se, për të gjitha pretendimet e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi mbi shkelje të kryera prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë zbatimit të procedurave dhe zhvillimit të hetimit në kuadër të subjektit të rivlerësimit të saj, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut është regjistruar për gjykim, në mënyrë prioritare dhe me përparësi, një çështje tjetër gjyqësore të pavarur, për të cilën është njoftuar në mënyrë urgjente edhe shteti Shqiptar.

Subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi, do të paraqitet përpara asaj Gjykate të nderuar, e cila ka dhënë garancitë e nevojshme për dëgjimin realisht të saj, para se të marrë një vendim mbi të drejta kaq të rëndësishme dhe themelore për subjektin e rivlerësimit.

Për të gjitha sa më lart, duke qenë se, pa një proces të drejtë, nuk mund të ketë kurrësesi një vendimmarrje të drejtë, subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi, kërkon rikonfirmimin në detyrë, si Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

Etiketa: KPKrovena gashi


Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën
Aktualitet

Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën

2 Qershor, 2025 7:41 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

11 maji, PD-KQZ: Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit

2 Qershor, 2025 7:03 pm
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë

2 Qershor, 2025 6:56 pm
Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës
Kryesore

Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës

2 Qershor, 2025 6:42 pm
Para
Kreu i Gjykatës së Lartë sot përpara Vetingut, si ka ndryshuar pasuria e Xhezair Zaganjorit

Kreu i Gjykatës së Lartë sot përpara Vetingut, si ka ndryshuar pasuria e Xhezair Zaganjorit

Res publica e Teatrit

Teatri/ Përfaqësuesit e shoqërisë civile takojnë Ambasadoren e BE Vlahutin

Era Istrefi: Kur jeta nuk të jep gjoks të madh, zëvendësoje atë me para

Era Istrefi: Kur jeta nuk të jep gjoks të madh, zëvendësoje atë me para
















TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com