Në janar të këtij viti, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kallëzuan penalisht ish-prokuroren e përgjithshme, Arta Marku për “Shpërdorim detyre” pasi pretendonin se ajo kishte kualifikuar Bujar Sheshin si kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë pa marrë konfirmimin nga Autoriteti i Dosjeve në lidhje me pastërtinë e figurës së tij.
Kallëzimi i depozituar në Prokurori mban firmën e ish-krerëve të Grupeve Parlamentare të PD-së dhe LSI, konkretisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.
Megjithatë, mësohet se prokuroria ka vendosur të pushojë veprimet e saj në lidhje me kallëzimin e bërë nga opozita.
Ky vendim i prokurorisë pritet të shqyrtohet gjatë ditës së sotme nga gjykata. /Opinion.al