Prokuroria e Tiranës i kërkon Interforcës t’i vërë në dispozicion aparaturën, që dyshohet se është përdorur nga policia për përgjime.
Burimet jo zyrtare pranë organit të akuzës, i thanë ABC News se prokurorët e çështjes, kanë përpiluar urdhër sekuestrimin ku me anë të letër-porosisë dërguar autoriteteve italiane, i kërkojnë t’i vënë në dispozicion pajisjen.
Por zyrtarisht ky fakt nuk konfirmohet edhe pse prej dy ditësh hetuesit e çështjes kanë marr kontakt me përfaqësuesit e Interforcës italiane.
Burimet thonë se duhet të sekuestrohet pajisja që t’i nënshtrohet një ekzaminimi teknik për të parë nëse është në gjendje të bëj përgjimet. Por pa sekuestrimin e saj dhe nënshtrimit të ekspertizës, çështja mund të pushohet për mungesë të provave.
Edhe pse për dosjen janë pyetur drejtues të lartë të policisë dhe operator që janë trajnuar me këtë pajisje.