Ashtu siç ka ndodhur edhe ditën e djeshme gjatë parqiqjtes nga Prokuroria të provave sekrete, deputeti Saimir Tahiri është larguar nga salla e mbledhjes së Këshillit të Mandatit.
Në seancën që po zhvillohet me dyer të mbyllura, Prokurori Besim Hajdarmataj është duke njohur anëtarët e Këhsillit me Provat e reja që kanë mbërritur mbrëmë nga shteti italian, ku bëhet fjalë për një fashikull me 300 faqe, në të cilin gjenden edhe përgjime e fotografi.
Gjithashtu, Prokurori ka thënë se ka edhe një dëshmitar, që me sa duket do të tregojë për lidhjet e Tahirit me Habilajt?
A është ky një fakt që do vështirësojë pozitën e Tahirit? Ende duhet të presim.