Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, pas publikimeve të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”.
Mësohet se prokuroria po heton për nxjerrjen e fakteve të hetimit, ndërsa nën hetim do të jenë personat të cilët kanë pasur dijeni për këtë dosje.
Lajmi është konfirmuar nga institucioni i Akuzës, ku thuhet se nën hetim do jenë personat që kane pasur dijeni për këtë dosje.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara mediatikisht, për çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”, thuhet në njoftim.Hetimet e filluara kryesisht synojnë të nxjerrin në pah, arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes nr 339. /Opinion.al