Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria ndryshon akuzën/ Familjarët e Kërtushës letër të hapur institucioneve kryesore në vend

2016/10/11 at 6:44 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Prona te Gjiri i Lalzit/ Prokuroria: Ja shkelja e Bashkisë Durrës

Familjarët e të ndjerit Asllan Kërtusha, i vrarë me 1 mars të këtij viti në Durrës, i janë drejtuar me anë të një letre të hapur të gjitha institucioneve kryesore të vendit.


Ata nëvizojnë se ne, familjarët, po e shkruajmë këtë letër sepse akuza fillestare e mbështetur në filmime në kohë reale: vrasje me paramendim në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe fshjeje e krimit, është ndryshuar. Sipas tyre, ndryshimi i akuzës është realizuar me qëllimin për të lehtësuar vrasësit me një dënim kalimtar.

Familjarët theksojnë, pasi lexuam akuzёn e hartuar nga prokurori nё fjalё, na u duk sikur kishim lexuar aktin e mbrojtjes nga avokati i vrasёsve, ndërkohë qё sipas ligjeve nё Republikёn e Shqipёrisё prokurori akuzon vrasёsit nё mbrojtje tё viktimёs.

“Nё momentin historik tё miratimit tё reformës nё drejtёsi, ne jemi të shqetësuar pёr kёto dy arsye: 

Nё faqen e parё tё akuzës, ku duhet tё bёhet prezantimi i vrasёsit dhe bashkёpunёtorit tё tij, çuditёrisht ekziston vetёm akuza e kёtij tё fundit, ndёrkohё qё akuza (e mёparshme apo aktuale) e vrasёsit mungon. 

 Arsyeja tjetër e shqetësimit tonë janë parashtrimet e pasakta dhe kontradiktore të prokurorit të çështjes nё akt-akuzё”, shkruhet në letrën e familjarëve të Kërtushës.

Letra e familjarëve 

Letër e hapur drejtuar:

Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Kryeprokurorit të Republikës së Shqipërisë

Gjykatës së Rrethit Durrës

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

Ministrit të Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë

 

Gjyqi i vrasësve Gezim Kajno dhe Bledar Kajno ose, kur prokurorët bëjnë avokatin e vrasësve…

Më një 1 mars të këtij viti në Durrës u vra një 29 vjeçar pas një sherri banal me dy vrasësit Gëzim Kajno dhe Bledar Kajno. Shkurtimisht ngjarja vijoi si me poshtë: Pas një debati verbal në lokal mes Asllan Kёrtushёs dhe kamarierit, pronari i lokalit Gëzim Kajno me kushëririn e tij Bledar Kajno, dolёn nё njё  tavolinё tё lokalit pёrjashta. Pasi ndenjёn tё ulur pёr disa minuta Gёzim Kajno nxorri pistoletёn dhe me qytёn e saj e goditi Asllan Kёrtushёn nё kokё. Arma qëlloi aksidentalisht duke plagosur kushёririn e Gëzim Kajnos, Bledar Kajnon. Pas kësaj Asllan Kёrtusha u qёllua me plumb nё kёmbё. Ai tentoi të largohej me taksi por vrasёsit e ndoqёn dhe pasi e goditën me grushta e shqelma e qëlluan me plumb nё kraharor. Asllan Kërtusha dha shpirt nё spital. Te gjitha këto janë në videon e kamerave të lokalit, e cila u transmetua nё tё gjithё televizionet publike dhe ёshtё akoma e disponueshme nё Youtube.

Ne, familjarët e viktimёs po shkruajmё këtë letër tё hapur sepse akuza fillestare e mbёshtetur nё filmime nё kohё reale: vrasje me paramendim në bashkëpunim, armёmbajtje pa leje dhe fshehje e krimit, ёshtё ndryshuar. Gjatë 6 muajve të hetimit u ndërruan tre prokurorë!! Aktualisht prokurori i çështjes, Drini Pali (i pushuar nga puna për parregullsi në 2010 dhe i kthyer në punë në 2013), ka ndërruar akuzën fillestare nga vrasje me paramendim – në vrasje në gjendje te rënduar depresive. Kjo me qёllimin e vetёm për të lehtësuar vrasësit me njё dёnim kalimtar.

Pasi lexuam akuzёn e hartuar nga prokurori nё fjalё na u duk sikur kishim lexuar aktin e mbrojtjes nga avokati i vrasёsve, ndërkohë qё sipas ligjeve nё Republikёn e Shqipёrisё prokurori akuzon vrasёsit nё mbrojtje tё viktimёs. Nё momentin historik tё miratimit tё reformës nё drejtёsi, ne jemi të shqetësuar pёr kёto dy arsye:

Nё faqen e parё tё akuzës, ku duhet tё bёhet prezantimi i vrasёsit dhe bashkёpunёtorit tё tij, çuditёrisht ekziston vetёm akuza e kёtij tё fundit, ndёrkohё qё akuza (e mёparshme apo aktuale) e vrasёsit mungon.

Arsyeja tjetër e shqetësimit tonë janë parashtrimet e pasakta dhe kontradiktore të prokurorit të çështjes nё akt-akuzё. Po citojmë si me poshtë akt akuzën:

  • “I gjendur para kёsaj situate, i pandehuri Gëzim Kajno është ndjerë shumë i fyer dhe në këtë gjendje të rëndë shpirtërore, tronditur psiqikisht pas thënieve të këtyre fjalëve fyese si dhe veprimeve të dhunshme të kryera nga Asllani në drejtim të tij dhe stafit të lokalit, menjëherë aty për aty, ai ka qëlluar me një pistoletë të tip TT në drejtim të Asllan Kërtushës duke e lënë të vrarë atё.”

Ky është njё informacion qё nuk qëndron sepse Asllan Kërtusha nuk ka mbetur i vrarё aty pёr aty siç pёrpiqet ta shesi prokurori por pasi arriti tё hipte i plagosur nё taksi u ndoq nga vrasёsi, u qёllua me shqelma dhe grushta nё tentativё pёr ta nxjerrё nga taksia dhe u qёllua pёr tё dytёn herё nё kraharor. Asllani sipas raportit mjeko – ligjor ka vdekur nё spital dhe jo aty pёr aty siç thotё prokurori.

  • Citojmë prokurorin:

“Siç rezulton edhe nga kryerja e pamjeve filmike pas momentit të plagosjes së shtetasit Bledar Kajno, palët në konflikt dalin jashtë kuadrit të fokusimit të pamjes filmike. Nё këto rrethana, siç rezulton nga deklarimet e personave të pranishëm, si dhe dëshmitareve të ngjarjes, viktima Asllan Kërtusha ka qenё shumё i dhunshëm ndaj Gëzimit dhe stafit tё lokalit. Nga pronari i lokalit, si dhe nga stafi i tij nuk ёshtё bërë asnjё veprim provokues ose nxitёs ndaj shtetasit Asllan Kërtusha, përkundrazi gjatë gjithë kohës është bërë përpjekje për të shmangur konfliktin me të. Ka qenë Asllani që ka ushtruar dhunë fizike ndaj pronarit dhe stafit të lokalit”.

Prokurori vazhdon të bjerë në kundërshtim me veten sepse gjatë gjithë kohës thotë se pas plagosjes së kushëririt, Gëzim Kajno ka qenë në gjendje të rënduar psiqike dhe kjo ka qenë arsyeja qe ka qëlluar mbi Asllan Kërtushën. Ndërkohë që më sipër thotë që pas plagosjes së Bledarit, Gëzimi nuk ka ushtruar dhunë mbi Asllanin por ky i fundit i plagosur ka qenë ne gjendje të ushtrojë dhunë ndaj pesë vetëve (!), dy bashkëpunëtorëve nё vrasje dhe stafit.

  • Citojmë prokurorin:

“ Gëzim Kajno ka deklaruar se ishte e vërtetë se është afruar te mjeti pasi ka parë se shtetasi Asllan Kërtusha qëndronte te dera e pasagjerit dhe është afruar duke e shtyrë për t’u ulur në sedile të pasagjerit ndërkohë që ka urdhëruar drejtuesin e mjetit që të merrte makinën dhe ta largonte prej aty pa e ditur që Asllani të ishte dëmtuar me plagё me arme zjarri gjer në ato momente nuk i kishte pa dëmtime apo plagë në trup këtij shtetasi”.

Prokurori këtu jo vetëm që bie në kundërshti me atë që tha me sipër se Asllan Kërtusha u qëllua aty për aty dhe mbeti i vdekur, por nuk është në gjendje të kuptojë që vrasësi po gënjen edhe pse kamera tregon më së miri që vrasësi nuk ka qenë aty për të ndihmuar Asllanin por për t’u siguruar që e vrau atë duke e qёlluar pёr herё të dytë.  

  • Citojmë prokurorin:

“Në rrugë automobilistike (rrugica e lagjjes) mbi asfalt është gjendur gëzhoje metalike që nga ekspertimet e kryera ka rezultuar modeli kalibrit 7.62 mm është fiksuar në tabelë nr/1 në vendngjarje”.

Kjo vërteton që vrasësi më sipër ka gënjyer dhe prokurori çuditërisht nuk e ka kuptuar që gënjen as nga video as nga fakti (i shkruar nga vetë prokurori) që gëzhoja është gjetur në vendin ku ka qenë taksia.

  • Citojmë prokurorin:

“Nga kqyrja ka rezultuar se viktima ka patur edhe dëmtime të tjera të shkaktuara me sende të forta që kane rezultuar në formë dermishje dhe një plagë lacero-kontuzive në pjesën e sipërme të kokës”.

Gjatë gjithë akt – akuzёs prokurori, i cili nuk meriton të quhet më i tillë por “avokat” i vrasёsit aludon se Asllani ka ushtruar dhunё fizike mbi vrasësin. Ekziston një raport mjeko – ligjor që pohon se në trupin e Asllanit përveç plumbave janë gjetur dhe shenja dhune nga vrasësit. Ndërkohë që nuk ekziston një raport mjeko – ligjor për dhunë fizike të ushtruar ndaj vrasësit apo stafit siç pohon prokurori më sipër.

  • Citojmë prokurorin:

“Për sa me sipër, sjellja e shtetasit Gëzim Kajno në rastin konkret ka qenë e tille (impulsive)”.

Prokurori ka pohuar më sipër se Gëzimi është lajmëruar nga stafi dhe ka ardhur i përgatitur për sherr me armë pa leje, kur fare mirë mund të lajmëronte policinë; gjithashtu ai dhe Asllani kanë qëndruar 30 minuta duke diskutuar në tavolinë gjë që nuk e bën impulsiv veprimin, e pavullnetshme. Përsërisim që ai erdhi i përgatitur me armë, doli jashtë lokalit me vullentin e tij të plotë i shoqëruar me kushëririn duke e ditur që Asllani ishte i paarmatosur, e pa mundur për t’u kontrolluar apo për të vlerësuar pasojat, Përsërisim që sherri nuk nisi ndërmjet Asllanit dhe Gëzimit. Ai mund ta kishte kontrolluar shumë mirë duke mos shkuar si i fortë (forcë që ia jep armbajtja pa leje) po të kishte thirrur organet përkatëse. Ai e ka pasur shumë të mundur shmangien e konfliktit. Sa për pasojat një person që bredh me armë nëpër qytet i din pasojat që mund të ketë përdorimi i tyre. Asnjë nga arsyet që shtron prokurori nuk qëndron: “nga ana psikiatrike ligjore prezanton ulje të përgjegjshmërisë për veprën penale në momentin e kryerjes se saj.

7)Prokurori nënvizon: “Ky fakt tregon më së miri se i pandehuri Gëzim Kajno e ka kryer veprën penale të vrasjes së shtetasit Asllan Kërtusha në gjendje të tronditjes së fortë psikike të shkaktuar nga fyerja e rëndë dhe dhuna fizike e këtij të fundit ndaj tij dhe stafit të lokalit”.

Ky nuk është fakt por interpretim i pa bazë nga ana e prokurorit. Fakte janë qe Gëzim Kajno nuk ishte në sherr po erdhi të futej në sherr, fakt është që Gëzim Kajno erdhi i armatosur dhe i përgatitur për sherr, fakt është që Gëzim Kajno kishte me vete armën, kushëririn dhe komplet stafin kundër një personi të paarmatosur që paska ushtruar kaq shume dhune fizike kundër 5 vetëve sa te arrijë t’i trondisi këta të fundit psiqikisht, fakt është video që e ka parë publiku mbarë që Asllani është ndjekur duke e dhunuar me grushta e shqelma dhe i është shtirë për të dytën herë në kraharor për t’u siguruar që është vrarë, fakt është që në trupin e Asllanit janë gjetur shenja dhune përveç plumbave, fakt është që në trupin e asnjërit prej vrasësve apo të stafit është gjetur shenjë dhune.

Të gjitha faqet e shkruara nga ky prokuror janë interpretime të shëmtuara të ngjarjeve dhe një kopje shabllone e të drejtës penale për të mbushur faqet në mungesë të fakteve që kundërshtojnë akuzën fillestare vrasje me paramendim. Natyrshëm ju shtrojmë pyetjen: Prej kujt duhet të mbrohemi më shumë prej Vrasësit apo prej sistemit të Drejtësisë?

I lutemi Trupit Gjykues të lexojë me vëmendje çdo fjali të kësaj akt akuze ku është e dhimbshme të gjesh kaq shumë kontradikta e fshehje faktesh. Në një shkresë akt-akuzë si kjo, kur lehtë të bie në sy injoranca dhe mungesa e profesionalizmit, është e dhimbshme të zbulosh, që si rrjedhojë kemi të bejmë edhe me një faj moral dhe penal, një faj, që ngatarron pozicionin e prokurorit në mbrojtje të ligjit dhe të së drejtës me atë të avokatit të vrasësve. Lutemi të lexoni dhe të hetoni këtë çështje.

I lutemi instancave qeveritare që mund të veprojnë për të nxitur drejtësinë në këtë çështje. Nuk bëhet më fjalë vetëm për jetën e një të riu po edhe shumë të rinjve të tjerë që janë në rrezik nga mosveprimi i ligjit për drejtësi.

 



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Basha: Edi Rama sa rri në televizor, të shkojë në Laç tek familjet e përmbytura

Basha: Edi Rama sa rri në televizor, të shkojë në Laç tek familjet e përmbytura

FOTO/ Riprodhohet në Angli një nga zogjtë më të rrallë në botë

FOTO/ Riprodhohet në Angli një nga zogjtë më të rrallë në botë

Angelina Jolie merr masa drastike ndaj Bread Pitt, i bllokon numrin e celularit

Tradhtia, shkaku i vërtetë i ndarjes Jolie-Pitt?
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com