Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshime për mënyrën si u hartua Kushtetuta e re. Llalla: Na futët në kolaps

2016/09/01 at 3:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
50 vjet burg për armëmbajtje pa leje, ja pse Llalla e kundërshton

Kryetari i ILDKP Adriatik Llalla, gjate nje takimi mes krereve te Ministrise se Brendshme dhe drejtuesve te misionit PAMECA, ne hotel Sheraton.

Ndryshimet Kushtetuese të 21 dhe 22 Korrikut 2016 kanë sjellë pengimin e ecurisë normale të institucionit të Prokurorisë.


Kështu deklaron vetë institucioni i Prokurorisë, i cili përmes një deklarate kërkon zgjidhje të menjehërshme nëpërmjet miratimit të një dispozite kushtetuese tranzitore.

Në optikën e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo ndërhyrje emergjente në ligjin themeltar duhet t’u japë fuqi dispozitave të mëparshme ligjore, deri në miratimin e paketës së plotë të Rëformës në Drejtësi.

Sipas deklaratës, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka gjetur mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të institucioneve kryesore kushtetuese në vend, si edhe të faktorit politik në Kuvendin e Shqipërisë, për të siguruar një zgjidhje të shpejtë dhe efikase.

Prokuroria e Përgjithshme konstaton se, në Kushtetutën e re, disa aspekte proceduriale thelbësore, janë të pazbatueshme për shkak të mungesës së bazës ligjore.

Po ashtu, konstatohet me shqetësim se, ndryshe nga sa është parashikuar me institucionet e tjera, vetëm për Prokurorinë nuk janë parashikuar dispozitat kalimtare, të cilat do të rregullojnë veprimtarinë deri në hyrjen në fuqi të paketës së plotë ligjore të Reformës në Drejtësi.

Prokuroria e Përgjithshme nuk synon të gjejë arsyet që kanë nxitur hartuesit e Kushtetutës për këtë diferencim në trajtimin e institucionit, por është e prirur të sugjerojë zgjidhje që i shërbejnë mbarëvajtjes së aktivitetit të mëtejshëm.

Në këtë fazë, kur Kushtetuta e re ka hyrë në fuqi, por ende nuk janë miratuar ligjet organike, Prokuroria e Përgjithshme u ka kërkuar zyrtarisht institucioneve vendimmarrëse që të hartojnë norma kushtetuese për të shmangur ngërçin në disa çështje, të cilat renditen në mënyrë të përmbledhur si më poshtë:

– Kushtetuta e re i ka hequr Prokurorisë së Përgjithshme të drejtën për hetimin në juridiksion fillestar (hetimin e zyrtarëve të lartë, deputetë, ministra, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, etj). Sipas dispozitave të reja, kompetenca për hetimin e këtyre funksioneve i takon Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Prokuroria e Përgjithshme konstaton si problematikë mungesën e një strukture që do të zhvillojë hetimin për këtë nivel zyrtarësh, deri në ngritjen e SPAK-ut. Po ashtu, problematikë është edhe fakti se duhet gjetur një zgjidhje emergjente për trajtimin e rasteve të juridiksionin fillestar që janë aktualisht në gjykim apo në hetim.

– Kushtetuta e re i ka hequr Prokurorit të Përgjithshëm të drejtën e vendimmarrjes për karrierën e prokurorëve (emërim, komandim, transferim, shkarkim). Kushtetuta e re ia ka caktuar këtë kompetencë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Kjo strukturë e re duhet të ngrihet brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e Kushtetutës. Prokuroria e Përgjithshme konstaton se, deri në ngritjen e KLP-së, krijohet ngërç në disa nivele të prokurorisë, ku aktualisht ka drejtues prokurorie, prokuror dhe oficer të Policisë Gjyqësore të komanduar, të cilëve u përfundon afati i komandimit. Gjithashtu, brenda muajit Tetor 2016 duhen emëruar prokuror magjistratët e rinj, të cilët kanë fituar këtë të drejtë. Edhe për këtë çështje, Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se është shumë e nevojshme miratimi i një dispozite tranzitore kushtetuese, për të rregulluar veprimtarinë deri në aplikimin e plotë të paketës ligjore të Reformën në Drejtësi.

– Kushtetuta e re i kalon kompetencat e inspektimit dhe kontrollit të brendshëm Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por, deri në krijimin e kësaj strukture, Kushtetuta e re nuk ka parashikuar se si do të veprohet me çështjet që janë aktualisht në proces inspektimit dhe procedime disiplinore për prokurorë dhe oficerëve të policisë gjyqësore, të cilat janë në zhvillim nga ana e Drejtorisë së Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Etiketa: kushtetuta e rengercprokuroria


Ju sugjerojmë

Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 në pranga. E pësojnë 3 kryetarë fshatrash
Aktualitet

Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 në pranga. E pësojnë 3 kryetarë fshatrash

17 Gusht, 2025 11:10 am
Qëlloi me thikë të moshuarin, 21-vjeçarja: Më ngacmonte prej 1 viti, mbrëmë erdhi te…
Aktualitet

Lushnje/ Ushtroi dhunë fizike dhe përndoqi 30 vjeçaren, bie në pranga

17 Gusht, 2025 10:55 am
Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë
Rajoni

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

17 Gusht, 2025 10:29 am
Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tre qytete serbe
Rajoni

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tre qytete serbe

17 Gusht, 2025 10:10 am
Kosovë/Përfshihen në një aksident 6 makina, lëndohen 9 persona në Gjilan
Rajoni

Kosovë/Përfshihen në një aksident 6 makina, lëndohen 9 persona në Gjilan

17 Gusht, 2025 9:43 am
Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm/ Dhjetëra persona të plagosur
Bota

Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm/ Dhjetëra persona të plagosur

17 Gusht, 2025 9:41 am
Fier/ Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte, terreni vështirëson zjarrfikëset
Aktualitet

Rrogozhinë, ndezi zjarr në tokën e tij dhe dogji…/ Pranga 31 vjeçarit

17 Gusht, 2025 9:38 am
“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë
Bota

Në pritje të takimit Trump–Zelensky/ Liderët europianë sot konferencë për Ukrainën

17 Gusht, 2025 9:35 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump dëshiron të takohet me Putinin dhe Zelenskyn të Premten

17 Gusht, 2025 9:01 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky: Refuzimi i Rusisë për armëpushim e vështirëson situatën

17 Gusht, 2025 8:52 am
Para
Iphone 7 nuk do të ketë vend për kufjet

Iphone 7 nuk do të ketë vend për kufjet

Më i suksesshëm bashkëpunimi Flori ft Ledri apo Ledri ft Flori?!

Më i suksesshëm bashkëpunimi Flori ft Ledri apo Ledri ft Flori?!

Disa sekrete,si të gjeni një biletë avioni me çmim të lirë

Çmimi i lartë i biletave, në Shqipëri s'ka kompani "low cost"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 në pranga. E pësojnë 3 kryetarë fshatrash

Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 në pranga. E pësojnë 3 kryetarë fshatrash
17 Gusht, 2025

U kapën në flagrancë, në parcelën ku kishin kultivuar 1299 bimë narkotike dhe 1000 fidanë në fshatin Rogam, vihen në...

Lexo më shumë

Lushnje/ Ushtroi dhunë fizike dhe përndoqi 30 vjeçaren, bie në pranga

Qëlloi me thikë të moshuarin, 21-vjeçarja: Më ngacmonte prej 1 viti, mbrëmë erdhi te…
17 Gusht, 2025

Përndoqi një 30-vjeçare dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, vihet në pranga 38-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas...

Lexo më shumë

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë
17 Gusht, 2025

Rreth 20 hotele në Mal të Zi, gjatë vitit të fundit, kanë vendosur të rikategorizohen – duke kaluar zyrtarisht nga...

Lexo më shumë

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tre qytete serbe

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tre qytete serbe
17 Gusht, 2025

Për të pestën natë me radhë, policia në Serbi është përleshur me protestuesit në disa qytete. Ministri i Brendshëm serb,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com