Është mbajtur në Prishtinë seanca dëgjimore për masën e sigurisë ndaj Albert Krasniqit, i cili ishte njëri nga të arrestuarit pas përleshjes së armatosur mes reperëve Cozman e Noizy në Prishtinë, të martën pasdite kur u plagosën dy persona.
Pas kësaj përleshjeje, Krasniqit, por edhe Ylber Abdullahut (të njohur si Cozman) iu ishte caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. Prokuroria Themelore në Prishtinë në seancën e sotme ka kërkuar paraburgim për Krasniqin.
Ramiz Krasniqi, avokati i Albert Krasniqit, e kundërshtoi masën e kërkuar nga prokuroria, ndërsa gjykata do të vendosë nëse do ta aprovojë ose refuzojë kërkesën e prokurorisë, raporton Kallxo.com.