Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria kërkon burgosje të përjetshme për vrasësin e efektivit të FNSH-së

2017/10/11 at 10:02 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Prokuroria kërkon burgosje të përjetshme për vrasësin e efektivit të FNSH-së

Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me burg të përjetshëm për David Qosajn, i akuzuar për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra në shtator të 2016 në Torrovicë të Lezhës.


David Qosaj ishte i vetëm në banesë dhe shkrehte automatikun në ajër duke terrorizuar fshatin. Forcat e FNSH rrethuan banesën dhe i kërkuan të dorëzohej, por ai qëlloi ndaj tyre duke vrarë shoferin e automjetit të FNSH, Ardian Kodrën nga qyteti i Shkodrës.

Gjyqi për David Qosajn është shtyrë disa herë, pasi u pretendua se ai kishte probleme mendore, por mjekët që e diagnostikun, deklaruan se ai ishte i aftë mendërisht ndaj organi i akuzës kërkoi dënimin maksimal për të.

Njoftimi i prokurorise

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin David Qosaj, i akuzuar për veprat penale të “Vrasja e punonjësve të policisë”, me viktime shtetasin Ardian Kodra; për “Vrasja e punonjësve të policisë”, mbetur në tentativë, ndaj të dëmtuarve V.T. e E.B, si edhe për “armëmbajtje pa leje…”.

Fakti penal në ngarkim të të pandehurit Qosaj ka ndodhur në datë 02.09.2016, në fshatin Torovicë, Lezhë.

Prokuroria për Krime të Rënda ka paraqitur para gjykatës dinamikën e ngjarjes. Sipas rindërtimit të fakteve rezulton se:

Mesditën e datës 02.09.2016, pranë shërbimit të Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë ka mbërritur një telefonatë nga një banor i fshatit Torovicë, i cili ka njoftuar se “..një fqinj i tij, i quajtur David QOSAJ, ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik…”.

Duke vlerësuar informacionin, shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga kolegë të të FNSH Shkodër, janë pajisur me armatimin përkatës dhe me dy blinda janë nisur drejt Torovicës, ku fillimisht kanë marrë kontakt me dëshmitarin S.P., i cili u ka rikonfirmuar faktin e pretenduar në telefon, duke iu treguar njëkohësisht dhe banesën e shtetasit të dyshuar.

Duke parë tashmë më konkretisht situatën dhe rrezikshmërinë e ndërhyrjes për neutralizimin e objektivit është organizuar lëvizja më blinda ku blindi në të cilin udhëtonin dëshmitarët T.T , viktima Ardian Kodra drejtues mjeti, si dhe punonjësit e policisë, dëshmitarët e dëmtuar E. B. dhe V. T., ka lëvizur në drejtimin Veri–Jug, duke patur banesën në krahun e majtë.

Për shkak të terrenit, pranisë së shkurreve të larta në pjesën pranë banesës nuk sigurohej fushëpamje dhe shërbimet policore mund të ishin lehtësisht në objektivin e të pandehurit, ndaj është orientuar nga drejtuesit e operacionit që blindi të zhvendosej disa metra më në jug në një distancë më optimale ku dhe fushëpamja ishte më e plotë, duke mbuluar jo vetëm pjesën ballore të objektit, por prej aty mund të kontrolloheshin më mirë rrugëdaljet e mundshme nga banesa.

Pjese e planit operacional ishin lëvizjet e dëshmitarit T.T në drejtim të pjesës së pasme të objektit dhe e dëshmitarëve V.T dhe E.B., të pozicionuar në anën e djathtë të blindit të mbrojtur prej tij nga qitjet e të pandehurit, të cilat kanë qënë të herëpashershme por që gjithsesi ky i fundit tashmë ka qënë brënda fushëpamjes se shërbimeve policore.

Gjatë kryerjes së veprimeve të pozicionimit të trupave,s iç edhe u citua më lartë, nga banesa vazhdohej të qëllohej kryesisht drejtë pozicionit ku ndodhej blindi e ndërkohë dëshmitarët V.T dhe E.B kanë parë drejtuesin e blindit, viktimën Ardian KODRA i cili ka dalë dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës, prapa një peme. Lëvizja e trupave të policisë dhe pozicionimi i tyre në pika nga ku objekti ishte tërësisht në kontrollin e tyre ka vënë në lëvizje të pandehurin, i cili tashmë ka shtuar intesitetin e gjuajtjeve drejtë blindit duke shkaktuar atij dëmtime.

Duke parë situatën,V.T. dhe kolegë të tjerë i kanë thënë viktimës që të largohej nga pema, por ai me armë në dorë ka thërritur disa herë emërin e të pandehurit, i cili tashmë ka ndjerë më afër rrezikun dhe ka qëlluar nga dritarja e katit të dytë të pjesës jugore të banesës me pushëpamje të plotë drejtë blindit dhe sakaq njëri prej plumbave ka goditur dhe Adrianin duke e lënë të vdekur në vend.

I pandehuri, duke parë intensifikimin e veprimeve nga ana e shërbimeve policore, si dhe duke qënë se nga qitjet ka marrë flakë kati i dytë i banesës së tij, duke i rrezikuar jetën e duke mos gjetur mundesi tjetër është hedhur nga banja për të kaluar më pas tek një parcelë me misër ku dhe ka tentuar të fshihej.

Duke qënë se tashmë ishte bërë dhe individualizimi i plotë i subjektit shërbimet policore kanë ngushtuar rrethimin duke i bërë thirrje të herëpashershme për tu dorëzuar dhe pas disa orësh është bërë e mundur jo vetëm kapja e tij,tek një parcel me misër por dhe sekuestrimi i armës automatik, me të cilen ai kishte qëlluar drejtë shërbimeve policore.

 

Etiketa: David QosjaefektivfnshTorrovicëvrases


Ju sugjerojmë

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant
Kryesore

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant

17 Nëntor, 2025 8:36 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 nëntor

17 Nëntor, 2025 8:34 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, 17 nëntor 2025

17 Nëntor, 2025 8:33 am
Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
Kryesore

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 8:25 pm
Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Kryesore

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 5:59 pm
Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
Kronikë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

16 Nëntor, 2025 1:02 pm
Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
Kronikë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

16 Nëntor, 2025 12:40 pm
1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
Kronikë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

16 Nëntor, 2025 12:20 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Para
Vidhet shtëpia e ministrit, dalin thasët me para, policia fsheh ngjarjen?!

Vidhet shtëpia e ministrit, dalin thasët me para, policia fsheh ngjarjen?!

Gazetarët në Bullgari protestojnë kundër presionit të shtetit

Gazetarët në Bullgari protestojnë kundër presionit të shtetit

Cana rrëfen historinë e dashurisë me bashkëshorten italiane: Do martohesha me shqiptare por…

Cana rrëfen historinë e dashurisë me bashkëshorten italiane: Do martohesha me shqiptare por...
















TE FUNDIT

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant
17 Nëntor, 2025

Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian. Ditën e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 nëntor

17 Nëntor, 2025

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, 17 nëntor 2025

Auto-Skicë
17 Nëntor, 2025

DASHI Java fillon me vendosmëri. Gjatë orëve të ardhshme të së hënës, 17 nëntor 2025, do të rifitoni vetëbesimin dhe...

Lexo më shumë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Ka përfunduar në rezultatin 0-2 përballja e Kombëtares Shqiptare me Anglinë në “Air Albania. Shqipëria ka mbyllur kështu fazën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com