Aktualitet

Prokuroria kërkon burg për dy kontrollorë, Ndreca në arrest shtëpie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:38 - 09/04/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme arrest me burg për dy nga  kontrollorët e ndaluar të kompanisë AlbControl.

Bëhet me dije se për Armando Fezgën dhe Muhin Mezini është kërkuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa për Flora Ndreca është kërkuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Ditën e nesërme të tre të ndaluarit pritet të dalin para gjykatës dhe të marrin masën e sigurisë

Kujtojmë që kontrollorët e kompanisë AlbControl zhvilluan një grevë në aeroportin e Rinasit duke pezualluar kësht për 24 orë të gjitha fluturimet. Kontrollorët që nuk pranuan t’i riktheheshin punës me pretendimin se ishin të stresuar prej uljes së rrogës u zëvendësun nga qeveria me kontrollorë turq dhe grekë./Opinion.al

Pas