Prokuroria kërkon që mjekët të qendrojnë në burg gjatë masës së sigurisë, ndërsa po zhvillohen hetimet për vdekjen e gruas shtatzënë në maternitetin “Koço Gliozheni”. Për organin e akuzës, mjeku Helidon Klosi dhe Dritan Deçka duhet të qendrojnë të izoluar në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Masa e sigurisë ndaj tyre pritet të jepet gjatë këtyre ditëve në gjykatë. Ata u arrestuan të shtunën në mbrëmje. Dy mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm. helidon Klosi ka qenë mjek primar natën kur në maternitet u paraqit Aida Çajka në muajin e 9 të shtatzanisë. 35 vjeçares i kishte plasur shpretka për shkaqe ende të pashpjeguara dhe nuk u diagnostikua. Ajo u sorollat në tre spitale dhe më pas vdiq në maternitet bashkë me foshnjen e saj.