Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria kërkon 12 vite burg, Tahiri e bën mbrojtjen vetë… (Detaje)

2019/09/10 at 12:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria kërkon 12 vite burg, Tahiri e bën mbrojtjen vetë… (Detaje)

12 vjet burg ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Pas përfundimit të pretencës nga organi i akuzës, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vendosi ta bëjë vetë mbrojtjen.

Ai ka dhënë shpjegime në kontekstin historik të ngjarjeve se si kur ai ishte ministër, Habilajt nuk kishin mbrojtje pasi në tre raste ata janë proceduar tre herë.

“Policia ka referuar në prokurori në 9.6.2016 Habilajt për kultivim, kohë kur Jaeld Çela ishte drejtor i Policisë Vlorë. Më 23 Prill 2017 Dritan Prenci, prokuror i kësaj dosje, ka marrë një email me të dhena mbi Habilajt që kultivonin kanabis. Ky email është dërguar nga njëri nga drejtuesit e Policisë që po akuzohet sot për bashkëpuntor me Habilajt”, tha Tahiri.

Në këtë moment, ish-ministri ngre pikëpyetjen se pse nuk duhet të dyshojmë që ishte prokuroria që i mbronte Habilajt, pasi që nga dita kur ka nisur procedimi nga Jaeld Çela, prokuroria e ka mbajtur pa hetuar këtë çështje.

“Nëse është përgjuar Taulant Haxhiraj dhe aty thotë që janë kushërinjtë e ministrit, pse prokuroria nuk e pyeti kurrë për kë ministër bëhej fjalë, por vetëm e ka hamendësuar? Jaeld Çela akuzohet se ka ndihmuar Habilajt në 4 raste të trafikut në Itali, por pse nuk e thotë Prokuroria që Jaeld Çela nuk ka qenë drejtor e as polic në Vlorë, për tre rastet e para të trafikut”, është shprehur më tej Tahiri.

Ai ka deklaruar në gjykatë se i kanë sekuestruar telefonat ku ka rezultuar zero komunikim me Habilajt dhje të gjithë pjesëtarët e arrestuar të grupit.

“Kanë pyetur në 15 qytete në Greqi dhe në Mal të Zi nëse kam prona a pasuri që mund t’i kem përfituar nga trafiku. Kanë rezultuar negative të gjitha. Ky është proces i montuar që nga fillimi”, sipas Tahirit.

“Habilaj është përgjuar duke thënë se jam me shefin e madh në datën 22.11.2013, por unë kam qenë në Bruksel për integrimin e Shqipërisë. Në datë 23 Nëntor 2013, Habilaj është përgjuar duke thënë se jam këtu me shefin për drekë, por unë në 23 Nëntor në orarin e përgjuar kam qenë në konferencë për mediat për rastin e të arratisurve nga burgu i Drenovës. Kam qenë në zyrë në takim me kreun e SHISH, Adriatik Llallën dhe Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço”, ka deklaruar më tej ish-ministri Tahiri.

Në seancën e fundit, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke i kërkuar prokurorisë paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Në këtë mënyrë, nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, dënimi për ish-ministrin ulet automatikisht me 8 vite burg./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

25 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Bota

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura
Bota

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura

25 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës
Bota

Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

25 Dhjetor, 2025 6:15 pm
Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
InstaBIZ

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

25 Dhjetor, 2025 5:22 pm
Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
Bota

Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

25 Dhjetor, 2025 4:09 pm
Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina
Bota

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

25 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
Aktualitet

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

25 Dhjetor, 2025 2:04 pm
Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
Bota

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

25 Dhjetor, 2025 2:00 pm
Para

Pasaportat diplomatike, Lila: Rama na i dha Cakaj na i hoqi

Schumacher transferohet në Paris për kurime “sekrete”

Komisioni i Venecias/Hajdari e Gjoni: Pyetjet më shumë politike se teknike

Komisioni i Venecias/Hajdari e Gjoni: Pyetjet më shumë politike se teknike

TE FUNDIT

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
25 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i...

Lexo më shumë

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
25 Dhjetor, 2025

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Koreja, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të...

Lexo më shumë

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
25 Dhjetor, 2025

Pasi i kaloi dy dekada karrierë të suksesshme duke prodhuar interiore për markat kryesore botërore të automobilave, Tomasi, ish-menaxher i...

Lexo më shumë

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura
25 Dhjetor, 2025

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zbuloi detajet e një draft-plani paqeje SHBA-Ukrainë që synonte t’i jepte fund luftës në shkallë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com