Aktualitet

Prokuroria kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin


               Publikuar në : 11:45 - 10/09/19 |
geliano fataj

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot 12 vite burg për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm. Nëse gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë Tahiri dënohet me 8 vite burg.  Nga vendimi që do të marrë gjykata, Tahirit i ulet 1/3 e dënimit.

Tre janë akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Brendshëm: “Trafikim i narkotikëve në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në seancën e fundit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar edhe për Jaled Çelën, ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës.

Sipas Prokurorisë, Tahiri ka garantuar paprekshmërinë e grupit të Habilajve në trafikimin e sasive të mëdha të drogës drejt Italisë. Katër janë episodet e trafikut të listuar nga Prokuroria. I pari në 25.10.13, ku janë bllokuar 1.6 ton kanabis, 27.2.14, ku janë bllokuar287 kg, 29.7.14 ku janë bllokuar 293 kg dhe 8-9.5.15 ku janë bllokuar 880 kg. Të gjitha të bllokuara në Itali./ Opinion.al

Pas