Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria: Ja ç’ndodhi në gjyqin DIA kundër Shqipërisë

2015/12/17 at 4:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Afera e CEZ, Ismailaj 4.5 mln euro pa kryer asnjë punë

TIRANE- Pak orë pas publikimit të lajmit se DIA e humbi gjyqin në Arbitrazh me shtetin shqiptar prej të cilit kërkonte 130 mln Euro ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme. Ajo thotë se DIA, tashmë me administratore Rebecca Gaskin  është terhequr vetë nga ky gjyq.


Ja deklarata e prokurorisë 

Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë ka pushuar gjykimin për kërkesën e kompanisë ‘DIA”, e cila pretendonte të përfitonte nga Shteti Shqiptar shumën prej 130 milionë euro, për shkak të prishjes së kontratës me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Administratorja e kompanisë “DIA”, Rebecca Gaskin Gain, është tërhequr nga gjykimi në arbitrazh pasi është vënë në dijeni të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës për administratorin e mëparshëm të kompanisë, shtetasin Kastriot Ismailaj.

Ish-administratori i kompanisë “DIA”, tashmë i pandehuri Kastriot Ismailaj, ka dorëzuar në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë kërkesën për të detyruar shtetit shqiptar që të paguante shumën e sipërcituar. Por, për shkak të problemeve ligjore në Shqipëri që kishte ky shtetas (aktualisht i arrestuar dhe i pandehur për “mashtrim” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”), shtetasja amerikane Rebecca Gaskin Gain, drejtore e përgjithshme e kompanisë “DIA”, e regjistruar në Britishn Virgin Island, e ka shkarkuar nga detyra e administratorit shtetasin shqiptar Ismailaj dhe, pasi është emëruar administratore, ka paraqitur tërheqjen e kompanisë që përfaqësonte nga gjykimi në Arbitrazh, me argumentimin që të mos cënohej më tej imazhi i kompanisë.

Gjatë shqyrtimit në Arbitrazh, ish-administratori Kastriot Ismailaj, që deri në atë kohë nuk kishte pranuar në asnjë rast se ishte pronar i kompanisë “DIA”, ka paraqitur një dokument, sipas të cilit ishte ai që e kishte shkarkuar Rebecca Gaskin Gain nga detyra e administratores që në vitin 2012.

Ky dokument shkarkimi, i cili ishte pjesë e hetimit në Shqipëri, u provua nga Prokuroria e Tiranës se ishte i fallsifikuar në vitin 2015. Pra, shtetasja Rebecca Gaskin është “de jure” përfaqësuese e ligjshme e kompanisë “DIA”.

Kjo shtetase, pasi u vu në dijeni në Gjykatën e Arbitrazhit, për rezultatet e hetimeve të Prokurorisë së Tiranës kundër shtetasit Kastriot Ismailaj, pranoi të tërhiqej nga gjykimi në arbitrazh, pasi konstatoi se kompania që përfaqësonte tashmë, nuk mund të fitonte këtë proces të nisur me iniciativë të Kastriot Ismailajt.

Gjatë gjykimit në Arbitrazh, përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë kanë kundërshtuar pretendimet e ish-administratorit të “DIA-s”, me argumenta ligjorë të përgatitura nga përfaqësues të OSHEE-së dhe institucioneve qëndrore, me bazë kryesore materialet hetimore të Prokurorisë së Tiranës.

Historia e kontratave CEZ-DIA

Shtetasi Kastriot Ismailaj, në cilësinë e administratorit të “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri (DIA), në dt. 01.02.2011, ka lidhur kontratë me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike “CEZ Shpërndarja” sh.a, e administruar nga kompania Ceke, “CEZ a.s”, me seli në Pragë, me qëllim mbledhjen e borxheve që abonentët shqiptarë i kishin shoqërisë së shpërndarje së energjisë elektrike.

Me datën 28.10.2011, subjekti “ÇEZ Shpërndarje” SH.A., i ka dërguar një njoftim zyrtar subjektit “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri, për zgjidhjen e kontratës së shërbimit datë 01.02.2011 “Për mbledhjen e borxhit”. Vendimi për zgjidhjen e kontratës bazohet në arsyetimin se palët nuk arritën të bien dakort mbi objektivin për periudhën e dytë të mbledhjes së borxhit deri me datën 20.10.2011. Pas zgjidhjes së kontratës, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka paraqitur një padi në Arbitrazh,  në bazë të së cilës kërkon dëmshpërblim në shumën 130.000.000 milion Euro.

Gjykimi në Arbitrazhin e Vjenës po zhvillohej në kohën që në Shqipëri, Shteti Shqiptar mori sërish pronësinë e kompanisë “CEZ-Shpërndarje” sh.a, në bazë të një marrëveshje me kompaninë Ceke “CEZ a.s”. Në këtë mënyrë, palë në Gjykatën e Arbitrazhit përballë shtetasit Kastriot Ismailaj ishte tashmë Shteti Shqiptar, si administrator i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE, ish-CEZ Shpërndarje). Juristët e shoqërisë OSHEE, në bashkëpunim me Prokurorinë Shqiptare, kanë zbuluar ndër të tjera se shtetasi Kastriot Ismailaj ka paraqitur në vazhdimësi  të dhëna dhe prova të falsifikuara në Gjykatën e Arbitrazhit.

Prokuroria e Tiranës, në bazë të informacionit të institucioneve ligjzbatuese,  ka nisur hetimet  ndaj këtij shtetasi që prej vitit 2012 (përpara se të ngrihej padia nga i pandehuri Ismailaj), fillimisht për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe më pas për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, të parashikuar nga nenet 287 dhe 143/2 të Kodit Penal.

Gjatë hetimeve paraprake, të cilat tashmë janë në mbyllje dhe brenda pak ditësh dosja do të dërgohen në gjykatë, me kërkesë së Prokurorisë së Tiranës, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për të pandehurin Kastriot Ismailaj, pasi dyshohej se ai kishte konsumuar veprat penale të sipërcituara.

Veprimet hetimore të Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me juristë të OSHEE dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore, u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë në procesin e arbitrazhit “DIA-OSHEE”.

Në bazë të dokumentave të Prokurorisë së Tiranës provohet plotësisht se i pandehuri Kastriot Ismailaj ka krijuar një skemë mashtruese, bazuar në dokumenta fiktivë, në bashkëpunim me persona të tjerë nën hetim, për të përfituar në mënyrë të padrejtë vlera financiare nga “CEZ-Shpërndarje”.

Provat e hetimore të grumbulluara gjatë hetimeve paraprake, marrja në përgjegjësi penale, caktimi i masës së sigurimit, etj. kanë ndikuar në vendimmarrjen e adminstratores së re të “DIA-s”, Rebecca Gaskin Gain, për t’u tërhequr nga gjykimi në Arbitrazh që kompania tashmë nën drejtimin e saj kishte nisur më parë me Shtetin Shqiptar.

Në vendimin final të saj, dt. 14.12.2015, Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë, ka pushuar gjykimin për kërkesën e “DIA”-s, e cila është përfaqësuar në pjesën më të madhe të kohës nga administratori Kastriot Ismailaj dhe në përfundim të procedurave gjyqësore, u përfaqësua nga administratorja e re, Rebecca Gaskin Gain.

 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
100 vjet nga lindja e Edith Piaf

100 vjet nga lindja e Edith Piaf

Beketi në liri me kusht dhe pa pasaportë në Britani

Gjykata e Lartë rrëzon Becchettin e Agon-it. Ja vendimi

Artisti Donde i dhuron Presidentit Nishani portretin e Nënë Terezës

Artisti Donde i dhuron Presidentit Nishani portretin e Nënë Terezës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com