Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria i ka dërguar jashtë Kosovës mostrat e zarfeve nga Serbia

2019/10/17 at 12:01 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria i ka dërguar jashtë Kosovës mostrat e zarfeve nga Serbia

Prokuroria e Kosovës ka vijuar hetimet lidhur me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, pas raportimeve se më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve patën reaksione alergjike pas hapjes së tyre. 12 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Artan Grantolli, nga Prokuroria e Shtetit u shpreh se tashmë mostrat për analizat laboratorike janë dërguar jashtë Kosovës, por nuk ka saktësuar në cilin shtet.

“Është gjetur një laborator në njërin nga shtetet e Evropës, ku edhe janë dërguar mostrat për analiza. Sapo t’i marrim rezultatet ne do t’i bëjmë publike”,- tha Grantolli. Ai nuk ka pranuar të tregojë se në cilin vend janë dërguar mostrat.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani nuk ka dhënë detaje se çfarë ka patur brenda zarfeve që u kn shkaktuar alergji punonjësve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më 15 Tetor  ai kishte deklaruar se pas analizave të bëra për 12 pacientët që ishin përballur me një reaksion alergjik, teksa kanë qenë duke numëruar zarfet me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë ka rezultuar se nuk kanë ndonjë shkaktar infektiv.

Ndërkohë disa media në Kosovë kanë raportuar se janë gjetur dy lloje të elementeve që mund të ishin në zarfet e ardhura  nga Serbia.

“Elementi që vetë letra përmban dhe që nuk ka rrezik si dhe një lloj elementi tjetër që gjendet në spërkatësin për pastrimin e zyrave ose për spërkatjet e pemëve, që sërish nuk ka rrezik për jetën”,- është thënë në raportimet e mediatike.

Por drejtori i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani i ka vlerësuar këto konstatime si “thashetheme”.

Të dielën, më 13 tetor, teksa po hapnin dhe verifikonin votat e ardhura nga Serbia në zarfet e mbyllura, 20 persona nga KQZ u ankuan për gjendjen e tyre shëndetësore dhe më pas 12 prej tyre  përfunduan në spital.

Mjekët thanë se ata kishin simptoma të ndryshme si përziera, skuqje në fytyrë, etj. Pacientët po mbahen ende nën mbikëqyrjen e mjekëve. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u zhvilluan  më 6 tetor./Opinion.al/

Etiketa: kosoveserbivotimezarfe

Ju sugjerojmë

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…
Bota

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

9 Shkurt, 2026 2:17 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

9 Shkurt, 2026 2:15 pm
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kronikë

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 2:13 pm
“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
Kryesore

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

9 Shkurt, 2026 1:35 pm
Para
Skenari i komplotit të Babales do të refuzohej edhe në Holliwood

Arrestohet "Babalja" në Belgjikë, pritet ekstradimi

Prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, 7 në pranga dhe 3 të kërkuar

Prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, 7 në pranga dhe 3 të kërkuar

Foto/ Çifti i njohur bëhen sërish prindër të një vajze?

Foto/ Çifti i njohur bëhen sërish prindër të një vajze?

TE FUNDIT

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
9 Shkurt, 2026

Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim për viktimat e Jeffrey Epstein në një deklaratë, masa e fundit nga monarkia...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
9 Shkurt, 2026

Partia Demokratike do të mbajë të martën e 10 shkurtit protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
9 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit...

Lexo më shumë

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
9 Shkurt, 2026

Në fjalën e tij përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, prokurori James Pache paraqiti akuza të reja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com