Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria/ Grabitja e 2 milion eurove te “Union Bank”, ja shkeljet e policëve privat

2015/12/24 at 5:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokuroria/ Grabitja e 2 milion eurove te “Union Bank”, ja shkeljet e policëve privat

Prokuroria e Tiranës u njofton akuzën shpërdorim detyre efektivave të policisë private që shoqëronin lëvizjen e rreth 2 milionë eurove të grabitura në shkurt 2015 te stacioni i trenit, në Tiranë.


Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë thënë se pas hetimeve 10 mujore për grabitjen e rreth 2.5 milionë eurove, është vendosur ngritja e akuzës “shpërdorim detyre” ndaj punonjësve të policisë private që ishin ngarkuar me ruajtjen e ngarkesës së katër thasëve me kartëmonedha.

Pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në shkurt 2015, Prokuroria kishte kërkuar caktimin e masës “arrest me burg” për punonjësit e shoqërisë private të sigurimit fizik, të cilët me veprimet e tyre dyshohet të kenë konsumuar elementët e veprës penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim me njëritjetrin.

Kjo akuzë e ngritur asokohe paraprakisht është ndryshuar gjatë hetimit, duke u konvertuar në “shpërdorim detyre”. Prokuroria tha se nuk ka arritur të identifikojë tre personat e armatosur që morën katër thasët me para dhe u zhdukën.

Po kështu, Prokuroria bëri me dije se ka hetuar, por nuk ka gjetur element bashkëpunimi mes efektivave të policisë private dhe autorëve të dyshuar për vjedhjen e parave të bankës te stacioni i trenit në kryeqytet.

POLICËT

Prokuroria tha se ngriti akuzë ndaj shtetasve Isuf Gjici, Sajmir Nikoci, Ilir Syla, Dritan Duka, Artan Dervishi dhe Tomorr Hidri. Ata ishin punonjës të shoqërisë private të sigurimit, të cilët kanë qenë të pranishëm dhe kanë pasur për detyrë ruajtjen dhe transportimin e një shume të konsiderueshme parash, rreth 2.5 milionë euro, të një banke të nivelit të dytë në drejtim të aeroportit të Rinasit. Paratë në fjalë janë vjedhur në datën 13 shkurt 2015 nga tre persona të armatosur dhe me maska në hyrjen e pasme të godinës së bankës

Sipas Prokurorisë, personeli i shërbimit të shoqërisë së sigurimit kryen transportimin e vlerave monetare me automjetet e blinduara, në këtë

rast të drejtuar nga shtetasi Artan Dervishi, dhe automjetet shoqëruese për eskortën, në këtë rast të drejtuar nga shtetasi Tomorr Hidri, drejtues i mjetit të eskortës.

“Shoqërimi, ruajtja dhe sigurimi fizik i shoqëruesit të vlerave monetare dhe i vlerave monetare realizohet me eskortën e punonjësve të shërbimit që ofron shoqëria e sigurimit”, ka thënë Prokuroria.

Sipas saj, punonjësit e shoqërisë së sigurimit duhet të jenë të përgatitur fizikisht, të mirëtrajnuar për specifikat e shërbimit dhe të ruajnë sekretin e lëvizjeve monetare.

Shoqërimi bëhet me roje të armatosur, të cilët instruktohen dhe kontrollohen nga drejtuesi teknik i shoqërisë, në këtë rast nga Isuf Gjici.

Automjetet dhe personeli i shërbimit përcaktohen nga drejtuesi teknik, ndërkohë nga të dhënat e hetimit, në rastin objekt hetimi në të gjitha momentet kohore para, gjatë dhe pas ngjarjes personat e dyshuar kanë kryer veprime, të cilat kanë qenë në kundërshtim me detyrën.

Prokurorisë, ditën e ngjarjes, mjeti i blinduar, si dhe mjeti i eskortës, të drejtuar nga Tomorr Hidri dhe Artan Dervishi, janë vendosur përballë me hyrjen e tunelit dhe në distancë me tunelin, duke krijuar hapë­ sirën e nevojshme për kryerjen e veprimeve nga ana e personave të armatosur. Ata kanë dalë nga tuneli, kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar.

Policët privatë Tomorr Hidri dhe Artan Dervishi, sipas akuzës, nuk kanë qenë në vendet e tyre të drejtimit të mjeteve, por kanë qenë të angazhuar me transportimin e vlerave monetare dhe nuk kanë kryer asnjë veprim për të ndaluar personat e armatosur, madje kanë lehtësuar kryerjen e veprimeve për personat e armatosur, pasi u kanë siguruar këtyre të fundit mjetin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe hapë­ sirën e nevojshme për t’u larguar. Policët privatë nuk kanë reaguar në asnjë rast kundrejt veprimeve të personave të armatosur.

SHKELJET

Prokurorisë, ditën e ngjarjes, mjeti i blinduar, si dhe mjeti i eskortës, të drejtuar nga Tomorr Hidri dhe Artan Dervishi, janë vendosur përballë me hyrjen e tunelit dhe në distancë me tunelin, duke krijuar hapë­ sirën e nevojshme për kryerjen e veprimeve nga ana e personave të armatosur.

Ata kanë dalë nga tuneli, kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar. Policët privatë Tomorr Hidri dhe Artan Dervishi, sipas akuzës, nuk kanë qenë në vendet e tyre të drejtimit të mjeteve, por kanë qenë të angazhuar me transportimin e vlerave monetare dhe nuk kanë kryer asnjë veprim për të ndaluar personat e armatosur, madje kanë lehtësuar kryerjen e veprimeve për personat e armatosur, pasi u kanë siguruar këtyre të fundit mjetin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe hapë­sirën e nevojshme për t’u larguar. Policët privatë nuk kanë reaguar në asnjë rast kundrejt veprimeve të personave të armatosur. (Panorama.com)

 



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Princi Charles çudit britanikët. Cili është vendimi i tij për Krishtlindje?

Princi Charles çudit britanikët. Cili është vendimi i tij për Krishtlindje?

Ngjarja tragjike/ U nda nga i dashuri, studentja hidhet nga kati i 11-të i pallatit

Ngjarja tragjike/ U nda nga i dashuri, studentja hidhet nga kati i 11-të i pallatit

A do të rikthehet Andrea Pirlo te Interi në Itali?

A do të rikthehet Andrea Pirlo te Interi në Itali?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com