Një sasi prej 1 ton kanabis sativa është sekuestruar këtë të enjte nga policia në qarkun e Beratit.
Lajmin e bën të ditur prokuroria e rrethit, sipas të cilës lënda narkotike është gjetut e fshehur në një magazinë në fshatin Lapan.
Autoritetet njoftojnë se një grup hetimor po punon për të identifikuar personat përgjegjës për magazinimin e drogës, e cila dyshohet se do të trafikohej jashtë vendit.