Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria e Vlorës nis procedim penal për skandalin e qendrës PAK

2023/04/14 at 10:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokuroria e Vlorës nis procedim penal për skandalin e qendrës PAK

Prokuroria e Vlorës ka nisur një hetim pas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar në Vlorë.


Procedimi penal i bazuar në raportin e KLSH, ka bërë që të sekuestrohen një sërë dokumentesh duke nisur që nga rikontruksioni i objektit, i cili sipas raportit paraqet problematikë edhe pse i rikontruktuar dhe deri te mos regjistrimi i pronës si aset i Bashkisë Vlorë.

Sipas News 24, Prokurori i çështjes, Arian Xhaferri së bashku me OPGJ e Institucionit dhe drejtuesit e antikrimit ekonomik, pas mbledhjes së dokumentacionit, kanë nisur dhe marrjen në pyetje të personave të  e cituar në raportin e KLSH.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, zbuloi se godina dhe territori i institucionit për fëmijët me aftësi të kufizuara dyshohet se po përgatitej për tjetërsimin e pronës dhe fëmijët do të largoheshin nga ky vend për tu ndërtuar më pas objekte disa katëshe. 

Raporti i KLSH-së

Pak ditë më parë, nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit dolën një sërë problematikash në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar, duke nisur që nga abuzimet e firmës që kishte kryer punimet dhe deri te problemet me ushqimin për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në raportin e KLSH-së duket se është zbuluar një skandal akoma më i madh, ajo e tentativës për të zaptuar pronën dhe hequr fëmijët për tu kthyer më pas në një vend ku të ndërtohen pallate.

“Bashkia Vlorë, rezulton se nuk ka kryer asnjë procedurë për të vijuar me regjistrimin e objektit në favor të saj, në kundërshtim me nenin 18, të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, i cili parashikon se të gjitha pronat, të cilat u kalohen në pronësi njësive të qeverisjes vendore sipas këtij ligji, do të regjistrohen në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, me pronar njësinë̈ përkatëse të qeverisjes vendore, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme” thuhet ndër të tjera në raport. Sipas raportit të KLSH-së, lënia si tokë “Shtet” për vite me radhë, ka bërë që sipërfaqja e qendrës PAK të reduktohet ndjeshëm përgjatë viteve duke ju marrë një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes së saj.

“Si pasojë e mos regjistrimit të truallit me nr. pasurie 24/1-T, kod unik 8602017041, në pronësi të bashkisë Vlorë dhe lënia për një kohë afërsisht 15-vjeçare në pronësi “shtet”, mbi këtë truall kanë ndodhur ndryshimet si më poshtë, por jo vetëm:

– Pas vitit 2007 rezulton se është hapur një rrugë, e cila shërben si rrugë kalimi për banorët të cilët banojnë pas truallit objekt auditimi.

– Në vitin 2011 rezulton se një subjekt privat ka fituar të drejta pronësie mbi sipërfaqen 29 m2, me anë të procesit të legalizimit. Kjo sipërfaqe është certifikuar në favor të subjektit privat në vitin 2017.

– Në vitin 2019 rezulton i lëshuar një vendim “Për kalimin në pronësi të objektit të ngritur para dt. 10.8.91 dhe të truallit të tij funksional”, me anë të së cilit janë fituar të drejta pronësie mbi truall.

Nisur nga kjo situatë e cila rrezikon tjetërsimin e kësaj prone të lakmuar në Lungomaren e Vlorës duke nxjerrë fëmijët e sëmurë në rrugë, KLSH ka urdhëruar marrjen e masave për nisjen e procedurave që kjo pronë ti shkojë bashkisë si aset, ashtu siç e parashikon ligji. “Bashkia Vlorë (drejtoria e pronave publike dhe menaxhimit të aseteve) të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për përditësimin, inventarizimin, transferimin dhe regjistrimin e ndërtesës  dhe truallit në pronësi të saj.

– Bashkia Vlorë (drejtoria juridike), pas përfundimit të procedurave të regjistrimit në pronësi të saj të truallit dhe ndërtesës , të marrë masa për nxjerrjen e një akti administrativ (vendim këshilli bashkiak) me qëllim kalimin e pasurisë në administrim të QZHPAK, për ushtrimin e funksionit për të cilën kjo pasuri është transferuar.

-Bashkia Vlorë në bashkëpunim me organet kompetente, të marrë masa për sistemin e kufijve të pasurisë truall dhe të rrugës së krijuar në përputhje me dokumentet e planifikimit të territorit.”

Etiketa: procedim penalProkuroria e Vlorësqendra PAK


Ju sugjerojmë

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
Kryesore

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

21 Nëntor, 2025 9:42 am
Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
Aktualitet

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

21 Nëntor, 2025 9:40 am
Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”
Kryesore

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”

21 Nëntor, 2025 9:38 am
Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

21 Nëntor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 21 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

21 Nëntor, 2025 8:27 am
Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Para
Arrestohet me urdhër të SPAK Akil Nerjaku, i kishte shpëtuar një atentati me snajper

Trafiku ndërkombëtar i drogës, SPAK takim me prokurorët e Europës dhe Amerikës së Jugut

Plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti ditët në vijim

Plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti ditët në vijim

Histori suksesi në QSUT, mjekët i heqin tumorin 7 cm pacientes 35-vjeçare

Histori suksesi në QSUT, mjekët i heqin tumorin 7 cm pacientes 35-vjeçare
















TE FUNDIT

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
21 Nëntor, 2025

Në Tiranë zhvillohet këtë të premte më 21 nëntor 2025, samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku...

Lexo më shumë

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
21 Nëntor, 2025

Situata në lumin Vjosë mëngjesin e kësaj të premteje vazhdon që të jetë kritike. Përgjatë mbrëmjes të së enjtes, niveli...

Lexo më shumë

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”
21 Nëntor, 2025

Tirana pret sot samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për...

Lexo më shumë

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
21 Nëntor, 2025

Moti i keq ka përfshirë vendin, teksa në Çukë të Sarandës, për shkak të reshjeve të dendura, është çarë argjinatura...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com