Bota

Prokuroria e Turqisë urdhëron arrestimin e 228 ushtarakëve dhe zyrtarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 18/02/20 |
Al Do

Prokurorët turq që po hetojnë ushtrinë dhe ministrinë e Drejtësisë, urdhëruan arrestimin e 228 personave për lidhje të dyshuara me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një përpjekjeje për grusht-shtet në vitin 2016, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Autoritetet turke në vazhdimësi kanë goditur ndjekësit e pretenduar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga një grusht-shteti i dështuar në korrik të vitit 2016, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz.

Agjencia tha se operacioni i fundit ishte i bazuar në provincën perëndimore të Izmirit por shtrihej edhe në 43 provinca tjera. Prokurorët urdhëruan arrestimin e 157 personave, përfshirë 101 oficerë që ishin në shërbim.

Në kryeqytetin Ankara, u lëshuan 71 fletë arresti për mbështetësit e supozuar të Gulenit në ministrinë e Drejtësisë. Prej tyre, 33 punonin aktualisht në ministri.

Që nga përpjekja për grusht shteti, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit dhe rreth 150,000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u pushuan ose u pezulluan nga puna.

Vendet perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar masat e Turqisë, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur veprimet duke i arsyetuar se janë përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë. /Opinion.al

Pas