Aktualitet

Prokuroria e Tiranës dhe e Durrësit nisin hetimit pas tërmetit


               Publikuar në : 10:53 - 02/12/19 |
Opi Nion

Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë nisur hetimet të cilat i referohet tërmetit të 26 nëntorit me shkatërrimet e mëdha që solli kryesisht në qytetin e Durrësit.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës, ka si objekt kryerjen e veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit të rrethanave konkrete, që kanë çuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve”.

Sipas informacioneve, veprat penale qe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës janë ato të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet për organet që kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë, “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal.

Ndërkohë, mësohet se Prokuroria e Durrësit ka regjistruar mëngjesin e së hënës çështjen penale. Prokuroria  dyshon se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës, si dhe nga mos përmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Kjo çështje është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”. Sipas grupi hetimor Polici-Prokurori është urdhëruar sekuestroja e dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmologjik për këto ndërtime, raporti i kolaudimit, nëse është respektuar apo jo leja e dhënë, dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin. 200 dosje të objekteve të shpallura të pabanueshme në Durrës do t’i nënshtrohen hetimit të Prokurorisë dhe Task-Forcës së ngritur për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit.

Njoftimet e Prokurorisë:

Durrës

Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e det nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.

Tiranë

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situaten e krijuar nga fatkeqesia natyrore.  Hetimi ka si objekt kryerjen e   veprimeve te shpejta ne drejtim te sqarimit te rrethanave konkrete, qe kane cuar ne pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndertimeve.

Veprat penale qe po hetohen jane ato te Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet per organet qe kane miratuar lejet e ndertimit dhe nese ato jane dhene ne mbeshtetje te ligjit, si dhe nese ndertuesit kane respektuar lejen e marre, Ndertim i paligjshem, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhenia e ndihmes per ndertim te paligjshem, neni 199/b i Kodit Penal.

Ne lidhje me kete hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka ngritur nje grup hetimor. Ne vijim te veprimeve te kryera, i kerkohet informacion Bashkise se Tiranes per banesat e evidentuara tashme si te prekura nga termeti dhe te klasifikuara jo ne kushtet e duhura per banim. I njejti informacion i eshte kerkuar dhe strukturave te tjera shteterore./Opinion.al

Pas