Aktualitet

Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-sanitaren, Tire Alldervishi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 12/09/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit Shefqet Ndroqi, e cila u vu në pranga nën akuzën për korrupsion.

Sipas news 24, e për gjykim janë çuar edhe infermieret e tjera të këtij spitali, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit.

Tire Alldervishi, sanitare, u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID 8 milionë lekë të vjetra. Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 por nga bisedat me të bijën u zbulua trajtimi çnjerëzor.

Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te “Shefet Ndroqi” kallëzoi në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i premtuar se do të kujdesej për nënën e saj, por më pas rezultoi se ajo e la edhe pa ngrënë.

Kujtojmë se më 11 mars, Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën detyrim paraqitje.

Ndërkohë Gjykata ka lënë të lirë Tire Alldervishin në 16 korrik duke caktuar masën “arrest shtëpie”. /Opinion.al

Pas