Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria e Krimeve të Renda, kërkon arrest me burg Dijar Xhema, kreu veprime terroriste

2016/08/20 at 11:29 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokuroria e Krimeve të Renda, kërkon arrest me burg Dijar Xhema, kreu veprime terroriste

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin kosovar, Dijar Xhema (dtl.1987), i dyshuar për veprën penale të “Veprimeve me qëllime terroriste”.

Ky person është arrestuar në flagrancë nga ana e forcave të Policisë së Vlorës, pasi në dt. 16.08.2016, ka tentuar të rrëmbejë me forcë tre persona të ndryshëm, të panjohur për të, në rrugët kryesore të qytetit.

Nga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se, i dyshuari udhëtonte në rrugët e qytetit me mjetin e tij, tip Audi A5. Në tre momente të ndryshme, ai ndalonte makinën dhe ka tentuar të marrë me forcë në makinën e tij, 3 persona, dy meshkuj dhe një femër. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se ai shfrytëzonte forcën e tij fizike për të tërhequr me dhunë persona që nuk kishin asnjë njohje dhe asnjë lidhje me personin e dyshuar.

Vendet e përzgjedhura prej tij për të tentuar rrëmbimin e personave ishin rastësore. Personi i parë, një vajzë është tentuar të rrëmbehet në rrugë, pranë një karburanti. Vajza, e tronditur nga veprimet e shpejta dhe të forta të të dyshuarit, ka kërkuar ndihmë, në kohën kur Xhema ka përdorur forcën për ta hipur të dëmtuarën në mjetin e tij. Ndërhyrja e disa personave që gjendeshin në atë moment e penguan agresorin të realizonte qëllimin e tij, i cili u detyrua të largohej vetëm në mjet.

Më tej, i dyshuari ka vijuar udhëtimin në rrugët e qytetit të Vlorës dhe ka ndaluar përballë një lokali, ku gjendej vetëm një djalë, i ulur në një tavolinë. I dyshuari Xhema i ka bërë shenjë që djali të afrohet dhe ky i fundit, duke menduar se mund ta ndihmonte me ndonjë informacion, ka shkuar pranë makinës së agresorit. Ky i fundit ka tentuar ta rrëmbejë me forcë, duke e goditur me grusht në fytyrë. Djali është larguar me shpejtësi, duke hyrë në tualetin e lokalit. Por, edhe aty, Xhema ka shkuar dhe, duke shkatërruar me forcë derën e tualetit, e ka goditur sërish me grusht në fytyrë dhe e ka tërhequr me forcë për ta nxjerrë jashtë lokalit. Sërish, disa persona të rastësishëm kanë ndërhyrë, duke e shmangur sërish qëllimin e agresorit, i cili hipi në mjetin e tij dhe u largua me shpejtësi.

Pak minuta më vonë, ai i ka bllokuar rrugën një mjeti tip BMV, në drejtimin e së cilës ka qenë një djalë, i shoqëruar nga një miku i tij. Agresori Xhema, pasi e ka detyruar të dëmtuarit të ndalojë mjetin, ka tentuar ta nxjerrë atë me forcë nga xhami i shoferit. Pas disa tentativave të dështuara, në atë moment kanë ndërhyrë forcat e Policisë, të cilat ishin njoftuar për dy rastet e para dhe ishin vënë në kërkim të mjetit të shtetasit kosovar Dijar Xhema.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet se Dijar Xhema ka konsumuar elementët e veprës penale të “Veprimeve me qëllime terroriste”, në formën e parashikuar nga neni 230, pika “g” të Kodit Penal, sipas të cilit:

Veprat me qëllime terroriste përfshijnë:”

g) pengmarrjen ose rrëmbimin e personit dhe kanosjen për të vrarë, për të plagosur ose për të vazhduar mbajtjen e tij peng;/tvklan.al

Ju sugjerojmë

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 2025 6:09 pm
Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
Bota

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

1 Qershor, 2025 5:53 pm
Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Bota

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

1 Qershor, 2025 5:13 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Rajoni

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

1 Qershor, 2025 4:33 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
Aktualitet

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

1 Qershor, 2025 4:05 pm
Para
Pushimet e para me Amelinë, ja si duket familja Skënderaj (Foto)

Pushimet e para me Amelinë, ja si duket familja Skënderaj (Foto)

“Tifozat Kuq e Zi”, thirrje qeverive për bashkimin e kombëtareve

“Tifozat Kuq e Zi”, thirrje qeverive për bashkimin e kombëtareve

Prokurorët: Të mos lejohet politika që të na bëjë presion

Ligji i Prokurorisë, tjetër nen që dënon gazetarët, komisioni e miratoi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
1 Qershor, 2025

Komplimentet për emrin e saj e kanë shoqëruar gjithë jetën, por Leonora s’e ka pëlqyer kurrë. Një emër që mbartte...

Lexo më shumë

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
1 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë....

Lexo më shumë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
1 Qershor, 2025

Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore...

Lexo më shumë

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
1 Qershor, 2025

Shqipëria jo vetëm vend “pritës” i kanabisit laboratorik që trafikohet përmes postës, por edhe tranzit për ta futur në Europë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com