Prokuroria për Krime të Rënda ka shpallur moskompetencën për hetimin e dosjes 184, në të cilën eksponentë të Partisë Socialiste akuzohen për shit-blerje të votës në Dibër.,
Pas këtij vendimi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dosja 184 do i kalojë për hetim Prokurorisë së Dibrës.
Fillimisht pritet të caktohet Prokurori që do të marrë në dorë, i cili më pas do të vijoj dhe hetimet në vazhdim.
Kujtojme se dosja 184 është regjistruar për veprat “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”./ opinion.al E.Xh.