Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit do të hetojë sulmin ndaj policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:40 - 09/10/18 |
b.f

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kaluar për kompetencë në Prokurorinë e Elbasanit hetimet për sulmin ndaj policisë të ndodhur në Shtatorin e vitit të kaluar në ketë qytet.

Krimet e Rënda kanë njoftuar Gjykatën se nuk do të vijojnë më hetimet për Suel Çelën (i njohur edhe si Marjus Lulaj), Enea Bekteshin dhe Klemend Xhaferrin.

Të tre keta persona hetohen për ngjarjen e ndodhur në Shtator të vitit 2017, ku u përplasën me policinë në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit. Me kalimin në Prokurorinë e Elbasanit, akuzat ndaj tyre janë lehtësuar.

Tv Klan

Pas