Prokuroria Themelore Publike ne Shkup, pas mbledhjes së dëshmive përkatëse, për pesëmbëdhjetë të përfshirë në trazirat në Parlament, fillimisht nisi procedurat për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në një turmë që penguan personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 384 të Kodit Penal, jane lene ne burg shtatë persona, njofton TetovaSot.
Siç njofton Prokuroria e Shkupit, aktualisht, shtatë e personave janë privuar nga liria. Prokurori publik kompetent, ka konstatuar se janë përmbushur bazat ligjore për katërmbëdhjetë të dyshuar deri tek gjykatësi i procedurës së paraprake për masën e paraburgimit.
Ndaj një personi është propozuar përcaktimi i masës për kujdes. Hetimi i prokurorisë vazhdon në drejtim të zbardhjes së plotë të veprave penale ndaj të involvuarve për pjesëmarrje dhe dhunim të instucionit publik dhe sulm ndaj personave zyrtar.