Aktualitet

Prokurori mungoi për herë të 4-t, Prifti: Grevë në SPAK, më denigruan



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 23/07/22 |
Opi Nion

Për të katërtën herë me radhë është shtyrë gjyqi ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjeku, në një status në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se e kanë denigruar figurën e tij prej 1 viti e gjysëm ndërsa thekson se ka qenë gjithë kohës në dispozicion të drejtësisë, edhe në momentet më të vështira.
Prifti flet për njëanshmëri të institucionit, dhe gjithashtu shton se nuk po analizohen provat dhe faktet ndaj tij.

POSTIMI I PLOTË
Keto kohet e fundit u mesuam me greven e avokateve por per mua ishte ndryshe, pikerisht u gjenda prej muajsh nen “greven” ose me mire mosparaqitjen e prokurorit ne gjykate. Sot nje dite tejet interesante dhe nje gur prove per mosvertetesine e fabules intrigante te thurur ndaj meje.
Sot gjyqi anullohet per here te katert pasi perfaqesuesi i SPAK nuk eshte i pranishem, tregues evident i mos perballjes me provat dhe te verteten. Seanca kishte te bente me konfrontimin me prova dhe ekspertize kontabel te cilat vertetojne te verteten time dhe jo cka eshte vjellur me dashje apo pa dashje ne emrin tim. Prokurori i ceshtjes qe vete kishte rene dakort per daten pas 3 heresh qe nuk paraqitej sot cuditerisht nuk ishte prape i pranishem.
Nuk e besoja qe pas nje viti e gjysem denigrimi, njeanshmerie, shkaterrimi te emrit dhe individit, persekutimi, shpalosjes se intrigave dhe fabulave shkallmuese anadollakre, te mos evidentohet as kurajua me e vogel e perballjes me te verteten. Cdo njeri mund te hetohet pasi dyshimi eshte plotesisht brenda te drejtes dhe ligjit, por mos perballja, mos qasja ndaj te vertetave dhe provave dhe per me teper fshehja e tyre nga institucionet shteterore ka nje emer tjeter. Une kam qene ne dispozicion dhe ne cdo kohe jam perballur bile edhe ne momentet me te veshtira. Por frika ndaj perballjes mbetet nje atribut i te dobetit ose atij qe ka gabim!
Eshte e cuditshme qe institucioni ne fjale te jete kaq i njeanshem kur edhe pse nen nje dyshim minimal nuk pati asnje hezitim te perbalte emrin, reputacionin dhe sakrificat e nje qytetari, te shkelte ligjin sa here, dhe nderkohe nuk analizon pikerisht provat dhe faktet qe heqin keto dyshime. Le qe cthem ne menyre retorike?! Media identifikoi fshehjen e provave ndaj meje te cilat dolen fare rastesisht mbase nga ndonje gabim aftesish ne nje ceshtje tjeter. Dum spiru spero (sa kam fryme shpresoj).

Pas