Shtyhet mbledhja e KLP-së ku do të miratohej lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Përmes një lajmërimi është bërë me dije se mbledhja e Këshillit do të shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10:00, për shkak se deri në momentin e zhvillimit të saj nuk ka mbërritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimin e vendimit të KPK-së së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm, Olsi Çela.
Ditën e sotme pritej që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të miratonte listën e kandidatëve për kreun e institucionit të akuzës. Katër kandidatët që janë shprehur interes për këtë detyrë janë : Arta Marku (kryeprokurore në detyrë), Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj. /Opinion.al