Aktualitet

Prokurori Arjan Ndoj nuk e kalon vettingun, KPK e shkarkon nga detyra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 06/05/22 |
Opi Nion

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Prokurori nuk ka mundur të kalojë procesin e vettingut.

Mësohet se Ndoj u shkarkua unanimisht nga anëtarët e KPK me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë dhe se kishte favorizuar persona me precedentë penalë.

Në seancën e 29 prillit Ndoj u përplas ashpër me vëzhguesin ndërkombëtar Teo Jacobs.

Ky i fundit i tha Ndojit se s’do të donte një prokuror si ai në skuadër dhe se ishte i habitur se si ai, teksa deklaronte 250 mijë euro pasuri nga puna si avokat në dy vite, kthehet për të ‘luftuar’ krimin.

Ndoji nga ana tjetër iu kundërpërgjigj duke thënë se plotëson të gjitha kriteret për të qenë prokuror dhe se do të donte që vëzhguesi mos të merrej me fjalë kafenesh, por të pyeste njerëzit sepse ata e njohin nga afër.

Kujtojmë se prokurori Arjan Ndoj ka qenë pre e një atentati të ndodhur më 1 nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës. Atentati iu bë teksa ai po lëvizte me automjet me një person me precedentë penalë, Aleksandër Lahon të njohur si i “forti i Sukthit” dhe shoferin e tij Andi Malokun.

Ndaj automjetit tip “Benz” u qëllua me breshëri automatiku ndërsa makina doli nga rruga dhe për pasojë humbi jetën shoferi, Andi Maloku./Opinion.al

Pas