Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurori Arben Dollapaj: Si më interrnoi Adriatik Llalla

2016/05/05 at 9:43 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori Arben Dollapaj: Si më interrnoi Adriatik Llalla

Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme vendosi dje të transferojë me detyrë në Apelin e Shkodrës ish­¬drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, Arben Dollapaj. Ai ka pasur përplasje direkte me kryeprokurorin Adriatik Llalla që nga viti 2015 e
në vazhdim.

Arben Dollapaj, i cili është anëtar i Këshillit të Prokurorisë, i ka kundërshtuar hapur në disa mbledhje emërimet apo transferimet e prokurorëve, të kryera nga Llalla, me argumentin se kanë qenë sipas interesave personale të kryeprokurorit Llalla, pa u bazuar në ligj.

Goditja e parë për prokurorin Dollapaj ndodhi në mars 2016, kur drejtoria gjyqësore që ai drejtonte u shkri papritur me urdhër të kryeprokurorit Llalla. “Vazhdova të punoj aty ku më transferoi në një drejtori tjetër, por si anëtar i Këshillit kam kundërshtuar me argumente emërimet apo shkarkimet e paligjshme që janë kryer nga prokurori i Përgjithshëm. Pas vendimit të Këshillit për të më transferuar, shpresoj që Presidenti i
Republikës të mos e lejojë këtë paligjshmëri”, tha dje prokurori Dollapaj gjatë një komunikimi me gazetën “Panorama”.

Ai u shpreh se si pasojë e qëndrimit kundër emërimeve dhe tansferimeve të paligjshme të prokurorëve, emri i tij është futur në listë për transferim në Shkodër, si një hakmarrje personale nga kryeprokurori Adriatik Llalla. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit, ai ka mbajtur fjalën para kolegëve prokurorë, ku ka thënë se propozimin e Llallës për shkurtimin e organikës dhe transferimin në Shkodër e vlerëson si një hakmarrje, për qëndrimin që ka mbajtur në Këshill. “Në disa mbledhje të këshillit janë paraqitur propozime që bien ndesh me ligjin ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë’.

Kërkesat e disa prokurorëve të paraqitura në bazë të nenit 24, pika 3 dhe 27/a, të ligjit për konkurrim si drejtues (për t’u ngritur në detyrë) janë trajtuar nga prokurori i Përgjithshëm si dhënie pëlqimi për transferim në bazë të nenit 24, pika 1 e po këtij ligji, gjë që është haptazi në kundërshtim me vullnetin e prokurorit dhe me parashikimin ligjor. Kjo praktikë është në kundërshtim edhe me rregulloren”, ka thënë Dollapaj.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe nga prokurori i Përgjithshëm është paraqitur në grup dhënia e mendimit për transferimin e prokurorëve në një rast për rreth 30 prokurorë dhe në dy raste të tjera për rreth 21 prokurorë. Kjo praktikë është bërë në shkelje të parashikimeve të ligjit dhe me qëllimin e vetëm për të minimizuar rolin e Këshillit të Prokurorisë dhe për bërë zgjidhje preferenciale duke i dhënë një koperturë formale.

“Momenti i fundit ka qenë një bisedë (informale) e zhvilluar në datat 9­13 mars 2016, ku pas kërkesës së tij, i kam dhënë mendimin tim për dorëheqjen e imponuar të paraqitur njëherësh në datën 8 mars, të 4 drejtuesve të prokurorive të shkallës së parë Dibër, Lezhë, Përmet, Tropojë”, ka thënë Dollapaj.

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
I digjet shtëpia natën e parë pasi u zhvendos në të

I digjet shtëpia natën e parë pasi u zhvendos në të

Video/ Shpërthen bolieri, dy të plagosur në Korçë

Video/ Shpërthen bolieri, dy të plagosur në Korçë

Video/ Shikoni si ulëret kjo grua, për çmimin e “kripur” të sallatës

Video/ Shikoni si ulëret kjo grua, për çmimin e "kripur" të sallatës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com