Kronikë

Prokurorët lëshojnë urdhrin: Burg kush publikon dëshmitë e Dumanit dhe Haxhiajt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:47 - 16/06/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka firmosur urdhrin për të ndaluar publikimin e dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj.

Ashtu siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtëm, urdhri është firmosur nga Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani e Behar Dibra.

Deklarimet e këtyre shtetasve kanë vlerë provuese dhe janë shumë të rëndësishme për hetimin. Duke vlerësuar rëndësinë e këtyre deklarimeve si dhe nevojën që këto deklarime të mbulohen nga sekreti del e domosdoshme që të urdhërohet ruajtja e sekretit të tyre deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Gjithashtu sekretit duhet t’i nënshtrohet edhe marrëveshja e bashkëpunimit e lidhur ndërmjet Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë shtetasit Henrik Hoxhaj si dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë shtetasit Nuredin Dumani.

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e deklarimeve të dhëna prej këtyre shtetasve, faktin se jemi në fazën e hetimit paraprak intensiv dhe po kryhen shumë veprime të tjera hetimore në drejtim të personave që po hetohen si dhe në respektim të të drejtave të viktimave të veprave penale, bazuar edhe në nenin 103 të K.Pr.Penale, lind e nevojshme që të ndalohet publikimi i këtyre deklarimeve qoftë dhe i pjesshëm si dhe publikimi i përmbajtjes së tyre (qoftë edhe të pjesshme) nëpërmjet shtypit apo informacionit masiv.

Sa më sipër, bazuar në nenin 103/1 dhe 279/1 të K. Pr. Penale,

Urdhërojmë:

Ruajtjen e sekretit të deklarimeve të dhëna nga ana e shtetasve Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, në kuadër të procedimit penal nr.75 të vitit 2022, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë apo si person ndaj të cilit zhvillohen hetime deri në përfundim të hetimeve.

Ndalimin e publikimit qoftë edhe të pjesshëm të procesverbalit të deklarimeve të shtetasve Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime apo edhe në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ndalimin e publikimit të përmbajtjes së këtyre akteve nëpërmjet shtypit apo informacionit masiv.

Moszbatimi i këtij urdhri sjell përgjegjësi penale sipas parashikimeve të nenit 295/a, paragrafët 4 dhe 5 të Kodit Penal”,-shkruhet në dokument.

Pas