Unioni i Prokurorëve shprehet kundër draftit të propozuar nga qeveria për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Sipas tyre projekligji cënon rëndë pavarësinë e Prokurorisë, pasi nuk reflekton vendimin e gjykatës kushtetuese të 26 qershorit 2015, që e cilësoi draftin në kundërshtim me parimet kushtetuese.
Unioni i Prokurorëve thotë se nuk është përcaktuar qartë veprimtaria e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe se ngritja e kësaj njësie prek kompetencat, që mbulon Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në pikën 2 të nenit 26 përcaktohet se Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë mundësi të hetojë dhe vepra penale që hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ato të rretheve.
Në opinionin e Unionit të Prokurorëve kjo bie në kundërshtim të fortë me kodin e procedures penale, pasi Krimet e Rënda e kanë të saksionuar në ligj se çfarë hetojnë. Kundërshohet edhe detyrimi që ka Prokurori i Përgjithshëm për atashimin e disa prokurorëve të Krimeve të Rënda pranë Byrosë.
Rezerva ka dhe për Komisionin e Pavarur të Rishikimit i përbërë nga ekpertë të vendosur nga misionet ndërkombëtare partnere. Ky komision monitoron procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë, sikurse edhe vendimet për të larguar punonjësit e Byrosë.
Tv Klan