TIRANE- Prokuroria ka dhënë sot pretencën për prokurorin e akuzuar për korrupsion, Haxhi Giu. Organi i akuzës kërkon dënim me 4 vite burg për Haxhi Giun por ai përfiton ulje me 1/3 sepse ka pranuar gjykim të shkurtuar.
Kujtojmë se Haxhiu u arrestua në Dhjetor dhe mbahet në paraburgim. Sakaq prokuroria ka kërkuar 2 vite burg edhe për personon që korruptoi prokurorin, shtetasin Aleks Shporri.