Prokurorët amerikanë kanë sekuestruar materialet e Julian Assange të cilat ndodheshin në dhomën e ambasadës së Ekuadorit.
Sipas “Wikileaks”, mes materialeve të sekuestruara ka dokumente ligjore, pajisje elektronike dhe kartela klinike. Madje ka edhe dy dorëshkrime të Assange.
Mësohet se gjatë kohës që prokurorët amerikanë kanë kontrolluar vendin në të cilin ka banuar Assange, avokatët e këtij të fundit nga janë lejuar të jenë të pranishëm.
Avokatët pretendojnë se ky sekuestrim është i jashtëligjshëm.
Assange u nxor nga ambasada e Ekuadorit në kryeqytetin britanik një muaj më parë dhe është duke vuajtur dënimin e 50 javëve burg të shkeljes së lirisë më kusht.
Në Assange qershor do të përballet me kërkesën për ekstradim nga SHBA-ja./ Opinion.al E.Xh.