Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurimet Publike/ KLSH padit ish-kryetarin Kerri dhe zyrtarë të tjerë

2018/01/04 at 4:32 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokurimet Publike/ KLSH padit ish-kryetarin Kerri dhe zyrtarë të tjerë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-Kryetarin e Prokurorimit Publik, Gentian Këri.


Bashkë me Kërin në padi rezultojnë edhe emrat e dy ish-anëtarëve dhe anëtarëve të tjerë aktualë të këtij institucioni.

Referuar njoftimit për mediat të KLSH-së, KPP-ja ka marrë shtatë vendime, të cilat janë konstatuar me shkelje në Raportimin Përfundimtar të Auditimit, duke shkaktuar një dëm që arrin vlerën e rreth 250 milion lekësh.

Në krye të Komisionit të Prokurimit Publik, Gentian Këri, erdhi në detyrë më 9 dhjetor të 2014 me VKM të propozuar nga kryeministri Rama, duke zëvëndësuar pas dorëheqjes Denar Bibën.

Gjatë kohës së ushtrimit të detyrës, Këri ka qenë shpeshherë i akuzuar nga mediat për shpërdorim detyre, duke dokumentuar edhe rastin më flagrant; dhënien e një tenderi xhaxhait të tij apo edhe favorizimin ndaj firmës “Salillari”.

Pas dhënies së dorëheqjes nga posti i kryetarit të KPP-së, Këri u emërua sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës të qeverisë Rama, post të cilin ende e mban.

Njoftimi i plotë

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 859/1, dt. 12.09.2017 përfundoi auditimin në Komisionin e Prokurimit Publik, me objekt “Mbi auditimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë të aktivitetit ekonomik dhe financiar të institucionit”, për periudhën e veprimtarisë së këtij institucioni nga data 01.01.2015 deri më 31.08.2017.

Nga auditimi rezultoi që Komisioni i Prokurimit Publik në shqyrtim të pjesshëm të disa prej ankesave të operatorëve të ndryshëm ekonomik (pjesëmarrës në procedurat e prokurimit) ka vendosur me pa të drejtë kualifikimin dhe shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë të skualifikuar nga KVO-të si dhe skualifikimin me pa të drejtë të disa operatorëve ekonomikë të shpallur si fitues në procedurat e prokurimit. Gjithashtu, referuar gjetjeve të auditimit rezulton që KPP ka vendosur që të kualifikojë dhe shpallë si fitues operatorin ekonomik me ofertën më të lartë ndërkohë që asnjëri prej operatorëve ekonomikë nuk plotësonte kriteret kualifikuese.

Në total, për të shtatë rastet e vendimmarrjes së paligjshme të KPP-së, të shtjelluara këto më hollësisht në Raportin Përfundimtar të Auditimit, audituesit e KLSH-së kanë konkluduar në ekzistencën e një dëmi ekonomik prej 248,868,262 Lekë. Për tre nga vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik të konstatuara me shkelje nga auditimi i KLSH-së, KLSH me shkresën nr. 859/7, datë 31.12.2017 i ka përcjellë organit të Prokurorisë kallëzim penal ndaj ish-Kryetarit të KPP-së (G.K.) si dhe dy prej ish-anëtarëve (S.K., J.H.) dhe dy prej anëtarëve aktualë (L.G. dhe H.B.) të këtij institucioni me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Më konkretisht në kallëzimin penal të hartuar nga KLSH evidentohet vendimmarrja e paligjshme e KPP në lidhje me ankesat e bëra në këtë institucion për tre procedura prokurimi dhe më konkretisht:

1. Vendimi nr. 302 datë 6.5.2016 në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “B3- Blerje barna gjaku dhe organet formuese të gjakut për nevoja spitalore” – Loti 12, me fond limit 55,127,233 lekë, i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) në vitin 2016.

2. Vendimi nr. 84 datë 19.2.2016 lidhur me procedurën e tenderit me objekt “Blerje furgon i blinduar i përdorur (copë 5)” – Loti II, me fond limit 15,500,000 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 29.12.2015, nga autoriteti kontraktor Posta Shqiptare sh.a.

3. Vendimi nr. 43/2016, datë 22.01.2016, në lidhje me ankimin e bërë në lidhje me prokurimin me objekt: “Mirëmbajtje bazuar në performance segmentet rrugore Tirane-Ndroq-Romanat, Plepa Ura e Farkës etj 58,3 km (AK-Drejt. Rajonale Qendër Tirane)”, me fond limit 47,357,107 lekë.

Në vendimet e mësipërme, KPP ka shpërfillur në mënyrë flagrante dokumentacionin bashkëlidhur ankesave të operatorëve ekonomik si dhe atë të operatorëve të tjerë ekonomik ndaj të cilëve drejtohej ankimi duke konkluduar më pas në mënyrë të paargumentuar në kualifikimin dhe skualifikimin e tyre, kjo e konfirmuar në një rast edhe nga vendimmarrja e Gjykatës Administrative, Tiranë.



Ju sugjerojmë

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Dy makina përfshihen në aksident, plagosin gruan që ecte anash rrugës

Elbasan/ Makina përplas kalimtarin, 60-vjeçari humb jetën në spital

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Ja pse Eno, Arbana dhe Xhemi janë shok kaq të mirë, kjo video e dëshmon

Ja pse Eno, Arbana dhe Xhemi janë shok kaq të mirë, kjo video e dëshmon
















TE FUNDIT

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
7 Qershor, 2025

Policia e Fierit ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Koordinata’, i cili çoi në zbulimin dhe asgjësimin e 1881 fidanëve narkotikë...

Lexo më shumë

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
7 Qershor, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga sfida historike e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, reagimet janë të shumta. Një prej...

Lexo më shumë

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
7 Qershor, 2025

Një 24-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së djeshme, në qendër të Beogradit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com