Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokiç nga TI :Shqipëria ka humbur shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin

2022/01/26 at 10:02 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Prokiç nga TI :Shqipëria ka humbur shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin

Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e vetë qeverive të Ballkanit Perëndimor


Në intervistë ekskluzive për DW, Lidija Prokiç, drejtoreshë e departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore në Transparency International shpjegon situatën në vendet e rajonit.

Deutsche Welle; Zonja Prokiç, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka pësuar rënie në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Cila është arsyeja?

Lidija Prokiç: Është e vërtetë që Shqipëria ka pësuar rënie me një pikë indeksi në krahasim me vitin e kaluar. Por rëniet ose rritjet me nga një pikë nuk janë as për t’u shqetësuar shumë e as për t’u krenuar. Ajo që duhet të theksohet në rastin e Shqipërisë, është se, po ta shohim në një periudhë dhjetëvjeçare, ajo është ngritur vetëm me dy pikë. E kjo do të thotë se Shqipëria ka humbur shumë shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin.

Për shembull?

Për shembull, shansin për të bërë një ligj elektoral që rrit transparencën dhe garanton për të gjitha partitë kushte të barabarta kandidimi në zgjedhje. Reforma zgjedhore nuk arriti ta zgjidhte këtë problem shumë të rëndësishëm dhe kjo ka ndikuar në rëndimin e situatës politike në vend dhe ka çuar në rënien e besueshmërisë te organet vendimmarrëse.

Shqipëria lëvdohet nga shumë vende perëndimore për procesin e vettingut. A nuk luajti ky fakt rol që së paku Shqipëria të mos e humbte nivelin e një viti më parë?

Sa i përket vettingut, është pozitiv fakti që tani procesi ka filluar të marrë formë. Një element pozitiv, të cilin dua ta theksoj është fillimi nga puna i Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke bërë që të ulet ndikimi i Ministrisë së Drejtësisë mbi gjyqësorin. Por, ajo që duhet të ndodhë tani është që gjyqtarët dhe prokurorët e porsa zgjedhur të fillojnë me ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe kjo është diçka që do të jetë me rëndësi vendimtare.

Shansi i humbur në Shqipëri: Ligji elektoral nuk arriti të siguronte trajtim të barabartë për të gjitha partitë, thotë Prokiç. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, Shqipëria është ngritur vetëm dy pikë më lartë në indeksin e perceptimit të korrupsionit.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë dy vendet e vetme në Ballkanin Perëndimor që kanë bërë progres. Cila ishte receta e tyre?

Kosova ka bërë përparim pas shumë vitesh qëndrimi në vend ose përkeqësimi.Tani ajo është ngjitur me tre pikë në indeks, pra, ka 38 pikë. Mendojmë se ka luajtur rol pozitiv përmirësimi në fushën e demokracisë, pra, fakti që Kosova ka pasur një dorëzim paqësor të pushtetit në dy zgjedhje të zhvilluara brenda një kohe shumë të shkurtër. Një tjetër element shumë pozitiv në rastin e Kosovës ishte fakti që Kosova ishte një nga vendet e rralla në Evropë, ku parlamenti mbeti tërësisht funksional gjatë pandemisë. Është e rëndësishme që institucionet ta ruajnë pavarësinë edhe në kohë krize. Kosova e rriti në këtë mënyrë besimin e popullit në vendimet e marra në krizën e pandemisë.

Maqedonia e Veriut, e cila ka shënuar 39 pikë, pra, katër pikë më shumë se vitin e kaluar, ka bërë progres në ndjekjen e zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe në forcimin e institucioneve mbikëqyrëse të kapaciteteve të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Por të mos harrojmë, se edhe Maqedonia e Veriut, ka vetëm 39 pikë, dhe është nën nivelin mesatar botëror, 43.

Katica Janeva, ishte prokurore speciale e Maqedonisë së Veriut, e cila në vitin 2020 u dënua për korrupsion.

Mali i Zi megjithatë rezulton mbi mesataren me 46 pikë…

Në fakt më duhet të them se nuk duhet të mjaftohemi vetëm tek shifrat. Ne kemi një krizë politike në Mal të Zi, pas ndryshimit të qeverisë, dhe situata në vend nuk i pasqyron më shifrat. Por megjithatë, Mali i Zi arriti të bënte ca ndryshime të rëndësishme në ligjin e informacionit, pas një përpjekjeje të gjatë dhe këmbëngulëse të qeverisë së mëparshme për të kufizuar lirinë e informacionit. Një tjetër përmirësim është se qeveria e Mali të Zi, për herë të parë bëri të hapura informacionet për shpenzimet publike. Dhe kjo mundëson që organet mbikëqyrëse të jenë shumë më të pavarura se më parë.

Bosnja-Hercegovina këtë vit është një vend që Transparency International e ka vënë nën vëzhgim. Cila është arsyeja?

Kriza politike aktuale në Bosnjë-Hercegovinë është shumë shqetësuese. Shqetësues është edhe fakti se antikorrupsioni nuk zë vend fare në agjendën e qeverisë. Qeveria në Bosnjë-Hercegovinë duhet të jetë shumë më aktive në luftën kundër korrupsionit, ajo duhet të adresojë reformën elektorale, për të garantuar zgjedhje vërtet të lira dhe pa presion ndaj votuesve.

Një çështje tjetër serioze është se gazetarët janë duke u përballur me kërcënime, sulme fizike, dhe me manipulimin e medias. Asnjë nga këto nuk jep shpresë se situata do të ndryshojë së shpejti. Është shumë zhgënjyese të shohësh se politikanët nuk po e marrin seriozisht luftën kundër korrupsionit, sidomos kur ke parasysh deklaratat e tyre për afrim me BE-në

Parlamenti i Kosovës, ishte një ndër pesë parlamentet në të gjithë botën që funksionuan në mënyrë të rregullt gjatë pandemisë: Vendet e tjera ishin: Armenia, Bullgaria, Sllovakia dhe Çekia.

Serbia në raportin tuaj kritikohet më së shumti për mungesën e demokracisë. Është ky shkaku se përse nuk po bën përparime në luftën kundër korrupsionit?

Serbia ka ngecur në vend me 38 pikë në krahasim me një vit më parë dhe është në nivelin më të ulët prej dhjetë vjetësh. Disa organizata ndërkombëtare të specializuara në fushën e demokracisë, si Freedom House dhe International Idea konstatojnë një ndikim të përsëritur të qeverisë mbi media dhe kufizimin e lirisë së medias. Dhe një shkak tjetër janë zgjedhjet, të cilat nuk janë të lira, e për të cilat shoqëria civile ka paralajmëruar vazhdimisht.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të korruptuara, por BE vazhdon të derdhë miliona. A janë të mjaftueshme mekanizmat e BE-së për të kontrolluar përdorimin e mjeteve?

BE ka një sërë instrumentesh për të kontrolluar përdorimin e fondeve, por ka edhe disa dobësi, sepse kemi shumë situata kur fondet europiane nuk harxhohen në mënyrë adekuate në këto vende. Por në këtë kontekst, duhet thënë se janë qeveritë përgjegjëse, dhe sa më pak përgjegjëse që ato tregohen në luftën kundër korrupsionit, aq më pak të gatshme do të jenë vendet e BE-së që t’i pranojnë ato në BE dhe kjo ka të bëjë direkt me përvojën që BE ka pasur më parë me disa vende anëtare./DW

 

Etiketa: korrupsionishqiperiatransparency international


Ju sugjerojmë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
Politikë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

29 Tetor, 2025 11:00 pm
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
-U tha në Opinion

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

29 Tetor, 2025 10:53 pm
Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
-U tha në Opinion

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

29 Tetor, 2025 10:44 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

29 Tetor, 2025 10:12 pm
Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize
Aktualitet

Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize

29 Tetor, 2025 10:04 pm
Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni
Bota

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

29 Tetor, 2025 9:10 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Inteligjenca amerikane: Putin, i vendosur për të vazhduar luftën në Ukrainë

29 Tetor, 2025 8:20 pm
Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
Bota

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

29 Tetor, 2025 6:55 pm
Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
Para
Meta kthen ligjin “Për sektorin minerar”: Shkel rëndë Kushtetutën

Meta i kërkon KPA nisjen e procedimit disiplinor ndaj anëtares së GJK

Prokuroria kërkon 20 vite burg për dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini

Prokuroria kërkon 20 vite burg për dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini

Rikthehet Ardi Veliu, prezanton projektligjin për mbrojtjen e florës dhe faunës

Rikthehet Ardi Veliu, prezanton projektligjin për mbrojtjen e florës dhe faunës
















TE FUNDIT

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
29 Tetor, 2025

Teksa ndodhet në Paris për ‘Forumin e Paqes’, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘Politico’, ku ka folur për përdorimin...

Lexo më shumë

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
29 Tetor, 2025

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Keli Hoxha, humbi jetën të martën në kalanë e Beratit pasi u qëllua me thikë...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
29 Tetor, 2025

Detaje të reja janë dhënë nga gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e ndodhur të martën...

Lexo më shumë

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
29 Tetor, 2025

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com