Aktualitet

Projektligji për lundimin,Peleshi:Do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:35 - 22/09/22 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në seancën e sotme plenare prezantoi projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”.

Peleshi tha se ky projektligj do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta.

“Do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta. Nisma për aderimin e Shqipërisë në këtë organizatë është e ministrisë së Mbrojtjes. Para pak kohësh kemi miratuar edhe ligjin për aderimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të hidrografisë.

Me këtë projektligj të sotmin përforcojmë kuadrin ligjor për lundrim të sigurt. Edhe sot ne i zbatojmë rregullat e lundrimit të sigurt në mënyrë vullnetare, por anëtarësia në këtë organizatë na jep akses në trajnime, por edhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit. Do të mundësojë plotësimin e kuadrit ligjor në fushën e detarisë. Ka edhe një tarifë. Është 17675 euro në vit do të përballohet nga buxheti i ministrisë”, deklaroi Peleshi./Opinion.al

Pas