Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektligji për forcën e rezervistëve, Vengu: Ish-ushtarakët mund të rikthehen në FA, kriteret që duhen plotësuar

2024/10/31 at 7:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Projektligji për forcën e rezervistëve, Vengu: Ish-ushtarakët mund të rikthehen në FA, kriteret që duhen plotësuar

Qeveria ka miratuar një projektligj për ushtrinë për krijimin dhe organizimin e forcës së rezervistëve në Shqipëri. Për të na e shpjeguar më mirë ishte i ftuar në studion e Klan News ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili tha se kjo forcë është e integruar me Forcat aktive të Armatosura.

“Shumica e vendeve të NATO e kanë një strukturë të tillë, është e mirëorganizuar, e pajisur, e trajnuar, e stërvitur dhe e paguar”, tha ministri.

Ajo do t’i bashkangjitet në mënyrë aktive Forcave të Armatosura dhe do të shërbejë përveç situatave të ndryshme edhe në përballimin e emergjencave civile. Po kujt i jep mundësi angazhimi ligjit?

“Ligji jep disa mundësi angazhimi, qoftë për personelin ushtarak që është liruar në vitet e kaluara dhe që shprehin dëshirën për t’u rikthyer, qoftë për ushtarakët që dalin…

Po ilustroj të gjitha kategoritë: Një kategori janë ushtarakët në lirim që janë liruar para pak vitesh ose para pak muajsh të cilëve u lind e drejta që të riaktivizohen në Forcat e Armatosura me shprehjen e një dëshire të tyre. Kategoria e dytë janë ushtarakët që janë larguar nga Forcat e Armatosura jo për dëshirë të tyre por se kanë kaluar afatet e gradimit. Tashmë kanë instrumentin që të kthehen në mënyrë aktive. Kemi në Forcat e Armatosura 400 ish-personel që u lind e drejta që të na kërkojnë që të aktivizohen si rezervistë. Mundësia tjetër përbëhet nga individë që kanë punuar gjithë jetën civilë qoftë në shtet, qoftë në privat dhe shprehin vullnetin e tyre për të pasur një kontribut si rezervist”, sqaroi ministri.

Ai u shpreh se sot numri i forcave rezervë është zero, por me hyrjen në fuqi të ligjit shpresohet që të arrihet në 2100 mijë forca deri në vitin 2030.

“Përmes këtij ligji ne konsiderojmë ushtarakët tanë si kapacitet kombëtar dhe është e nevojshëm të mos flasim më për ish-ushtarakë, por ushtarakë rezervë, në lirim dhe aktiv. Realisht janë kapacitet kombëtar”, tha ai.

Por ligji parashikon edhe disa kritere si mosha dhe pastërtia e figurës.

“Kritere që duhen rivërtetuar pasi personi është larguar, duhet patjetër që të bëhet dhe një verifikim i pastërtisë së figurës. Ka një kriter kur vjen puna te mosha. Kemi për ushtarakët aktivë të thjeshtë për të hyrë në forcë rezerviste maksimalja është moshë 50 vjeç, për oficerët është 55 vjeç dhe për gradat madhore 60 vjeç. Edhe këto kritere duhen patur parasysh para se ish-ushtarakët të bëjnë kërkesën për rikthim në forcën rezervë”, tha Vengu.

Ju sugjerojmë

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës
Bota

SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës

30 Dhjetor, 2025 2:20 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

30 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira
Politikë

Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira

30 Dhjetor, 2025 2:13 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Kryesore

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

30 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025
Kryesore

Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025

30 Dhjetor, 2025 12:58 pm
Para
A do të bëjë histori Amerika me ‘zotërinë e parë’ Doug Emhoff?

A do të bëjë histori Amerika me ‘zotërinë e parë’ Doug Emhoff?

VIDEO/ Halloween në Shtëpinë e Bardhë, gruaja e presidentit Biden maskohet si panda

VIDEO/ Halloween në Shtëpinë e Bardhë, gruaja e presidentit Biden maskohet si panda

Pikëpyetje në SHBA, pse Elon Musk bisedon me Vladimir Putin?

Pikëpyetje në SHBA, pse Elon Musk bisedon me Vladimir Putin?

TE FUNDIT

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
30 Dhjetor, 2025

“Botërori 2026” do të jetë turneu më i madh dhe më i pasuri në historinë e futbollit, përfshirë këtu të...

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
30 Dhjetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër...

Lexo më shumë

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
30 Dhjetor, 2025

Beyoncé është shpallur miliardere nga Forbes, duke e bërë atë muzikanten e pestë që i bashkohet listës së njerëzve më...

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
30 Dhjetor, 2025

357 persona janë vënë në pranga në një operacion kundër Shtetit Islamik, një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com