Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar

2025/06/24 at 5:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar

Pas sulmeve ndaj Iranit dhe pasi pretendon se arriti armëpushimin mes Teheranit dhe Tel Avivit, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është ndalur tek çështjet e brendshme.

Ai i ka bërë një thirrje të fortë publike senatorëve për miratimin e menjëhershëm të projektligjit të taksave që ai e quan “Ligji i Madh, i Mrekullueshëm dhe i Bukur”.

Në një deklaratë të shpërndarë në platformën e tij Truth Social, Trump thekson se pas arritjes së paqes jashtë vendit, është koha që Shtetet e Bashkuara të hyjnë në “Epokën e Artë”.

“Kjo do të jetë një dhuratë historike për popullin e madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa fillojmë festimet për 250-vjetorin e vendit tonë. Më në fund po hyjmë në Epokën tonë të Artë, e cila do të sjellë siguri, mbrojtje dhe mirëqenie të paparë për të gjithë qytetarët”, tha Trump.

Trump u bëri thirrje të drejtpërdrejtë senatorëve që të mos largohen nga Washington-i pa përfunduar punën.

“Mbylluni në një dhomë nëse duhet, mos shkoni në shtëpi dhe përfundoni marrëveshjen këtë javë. Askush nuk shkon me pushime derisa të miratohet”, tha ai.

Ai kërkoi gjithashtu bashkëpunim të ngushtë mes Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve që projektligji të miratohet pa vonesë dhe të arrijë në tryezën e tij për firmosje.

“Populli amerikan do të jetë shumë më mirë falë punës sonë të përbashkët,” përfundoi ai, duke e mbyllur deklaratën me sloganin e njohur: Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe!

Kujtojmë se projektligji u miratua me një votë më shumë, 215-214, në Dhomën e Përfaqësuesve. Tashmë është radha e Senatit për ta kaluar dhe më pas shkon për firmosje tek presidenti Trump në Zyrën Ovale.

Projektligji ka pasur shumë debate pasi pason me ndryshime të mëdha në Medicaid, programet e ndihmës ushqimore, sigurinë e kufijve dhe taksat.

Sipas Zyrës së Pavarur të Buxhetit të Kongresit (CBO), ky projektligj do të ulë taksat me 3.75 trilionë dollarë, por nga ana tjetër do të rrisë deficitin me 2.4 trilionë dollarë.

Projektligji i taksave dhe i shpenzimeve u komentua edhe nga Elon Musk pas “divorcit” me Trump. Ai e quajti “masiv, skandaloz dhe plot me shpenzime”.

Ju sugjerojmë

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
Bota

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

28 Shtator, 2025 10:06 pm
Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
Kronikë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

28 Shtator, 2025 5:46 pm
REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
Bota

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

28 Shtator, 2025 3:42 pm
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
Bota

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

28 Shtator, 2025 2:46 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Para
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin

"Armëpushim sa më shpejt", Kina: Mbështetje për Iranin

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

TE FUNDIT

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
28 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në Truth Socia për masakrën e ndodhur të dielën në mëngjes në...

Lexo më shumë

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
28 Shtator, 2025

Të paktën një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pasi një person i armatosur kreu një...

Lexo më shumë

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
28 Shtator, 2025

Në mbrëmjen e premierës së operas Traviatta në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident, me protagoniste sopranon e...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
28 Shtator, 2025

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, me pasojë 5 të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com