Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektligji i firmosur nga 20 deputetë, 200 fjalë dhe mbi 200 gabime

2019/11/16 at 9:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të shkarkohet Damian Gjiknuri, doli në përgjime”

Mesa duket nuk kanë të mbaruar problemet me gabimet gramatikore të grupit të deputetëve të Parlamentit që morën mandatet e lëna të Partisë Demokratike dhe LSI-së.


Instituti i Studimeve Politike ka publikuar dokumentin e një nisme ligjore të dërguar këto ditë në Kuvend nga 20 deputetë të opozitës parlamentare.

Propozimi ka rreth 200 fjalë por ka më shumë se 200 gabime drejtshkrimore. Ndër to ISP identifikon mospërdorimin e shkronjës “ë”, shkrimi gabim i fjalës projektligj, përmendja e funksioneve të cilat nuk ekzistojnë ose janë emëruar gabim.

“në vend të përcaktimit “Forcat e Armatosura” përmendet “ushtri”, përmendet “shkollat e larta politike të PPSH” kur në Shqipëri nuk ka pasur kurrë shkollë dhe as emërtim të tillë, trajton ish anëtarë e bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të shteteve ish anëtare të Traktatit të Varshavës, – informacion që nuk e ka dhe nuk mund ta ketë shteti shqiptar”

Kjo është e disata herë në pak kohë që deputetët “e rinj” në Parlament tregojnë mungesë të kompetencave gjuhësore si në shkrim dhe në lexim. Një nga rastet që u bë viral në media ishte fjalimi i deputetes Majlinda Halili e cila rezultoi se edhe atë ja kishte vjedhur ish-deputetes Jorida Tabaku. Problemet gramatikore nuk janë i vetmi që ka shoqëruar mandatin e këtyre deputetëve por ka patur disa raste të mungesës së informacionit juridik (rasti kur deputeti Alimadhi i konsideroi marrëveshjet ndërkombëtare si udhëzuese) dhe të rregullores së Kuvendit.

Postimi i plotë i ISP

Përfaqësimi parlamentar nuk është vetëm formal, – votim në seancë, fjalime, debat e replika. Ai duhet të jetë edhe aktivitet përmbajtjesor, akt solemniteti, përgjegjësie, aftësie dhe vizioni për të treguar se të jesh në politikë do të thotë, ke diçka për të dhënë për vendin, ke merita dhe ke potencial për vendimmarrje. Shumicën e këtyre cilësive nuk i kemi pasur prej kohësh dhe as nuk i kemi në parlamentin aktual. Dhe kur mungojnë ato, atëherë kërkohet minimumi i standardeve, – së paku të jenë formalisht korrekt me “vendin e punës”. Po cili është niveli parlamentar dhe cilat janë standardet aktuale parlamentare? Ka shumë tregues dhe sot po sjellim një prej tyre, – nismën ligjore të depozituar këto ditë nga 20 deputetë në parlament. Është një propozim me më pak se 200 fjalë dhe në to, më me shumë se 200 gabime ortografike. Mirë që nuk përdoret rregullisht germa “ë” apo që ka gabime drejtshkrimore në tekst, por aty ka emërime përmbajtjesore të gabuara.

Për shembull, mungon emërtimi i draftit ligjor, mungon referimi i saktë në bazën ligjore, vetë emërtimi “projektligj” ka një germë të munguar, janë përmendur funksione që nuk ekzistojnë apo disa funksione janë emëruar gabim, si p.sh, në vend të përcaktimit “Forcat e Armatosura” përmendet “ushtri”, përmendet “shkollat e larta politike të PPSH” kur në Shqipëri nuk ka pasur kurrë shkollë dhe as emërtim të tillë, trajton ish anëtarë e bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të shteteve ish anëtare të Traktatit të Varshavës, – informacion që nuk e ka dhe nuk mund ta ketë shteti shqiptar; etj, etj.

Pyetja më e rëndësishme nuk lidhet me emrat e deputetëve nënshkrues, sepse shumica absolute e deputetëve nuk i lexojnë aktet ku firmosin dhe për më tepër, nuk i hartojnë ato. Pyetjet janë më komplekse: a mund të jetë ky niveli i politikës vendimmarrëse dhe shtetit shqiptar më 2019? A mund të jetë ky një draft ligjor në parlament? A është ky niveli i politikës shqiptare dhe institucionit të saj më të rëndësishëm kushtetues e përfaqësues? A kanë njohuri deputetët nga ligjet, nga rregulloret, nga institucionet dhe mbi të gjitha, nga rregullat formale e zyrtare të përdorimit të gjuhës shqipe? A ka parlamenti ekspertë e staf profesional që i shpreh nismat politike në akte të shkruara ligjore? Në emër të pushtetit që kanë, a duhet që publiku të pranojë si akt zyrtar e shtetëror çdo gafë/çdo produkt që vjen nga politika? /Opinion.al

 

Etiketa: gabimeopozitaprojektligj


Ju sugjerojmë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Para
Kritika e Obamës për demokratët

Kritika e Obamës për demokratët

Vdes i dyshuari për sulmin me armë në një shkollë të Kalifornisë

Vdes i dyshuari për sulmin me armë në një shkollë të Kalifornisë

Horoskopi, 2 qershor 2019

Horoskopi, 17 nëntor 2019
















TE FUNDIT

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com