Aktualitet

Projekti për Portin e Durrësit/ Rama në Kuvend: Jam krenar, kontrata parashikon…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:19 - 24/11/22 |
Opi Nion

Teksa është prezantuar ditën e sotme në Kuvend projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama dha detaje nga kontrata.

Gjatë fjalës së tij, ndërsa tha se ndihet krenar për arritjen e kësaj kontrate, Rama shtoi se në këtë projekt garantohet imuniteti i pronës publike dhe se nuk ka kolateral të pronës shtet.

“Do të ngrejë pëshë vlerën e Durrësit, të hoteleve të Durrësit. Fryjini zjarrit sillni vajgur, do të kemi dimër të ashpër dhe po t’i vëmë zjarrit vendit do të ngrohemi. Për herë të parë në një kontratë publike të këtij shteti është garantuar imuniteti i pronës publike. Kontrata parashikon se në rast mos-zbatimi të parashikimeve të saj, investitori shkon deri në marrjen e gjithçkaje që ai ka zhvilluar në atë moment me zero pagesë nga shteti. Nuk ka asnjë kolateral të pronës shtet. Sipas investitorit është hera e parë që nuk i lejohet. Për këtë kontratë ne jemi shumë krenarë”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se ky projekt do të jetë një motor ekonomie që do të sjellë një vlerë prej 8 mld euro në PPB

“Ju pleksni çdo punë të Shqipërisë me punët tuaja të shtrembëra. Bisedat e panumërta bindëse, me Muhamend Alabarin, ende i penguar nga perçja e komunikimeve të vjetra. Puna e gjithanshme e një batalione me njerëz për formatin e bashkëpunimit për dizenjimin e një porti spektakolar për Mesdheun. Në fund janë pranuar vetëm 5 nga 35 kërkesat e kërkuara. Ne këmbëngulëm pa pushim për atë që kërkonin që në fillim. Deri te marrëveshja e projektit më të madh të huaj që është bërë ndonjëherë. Ai do jetë motor ekonomik. Do të sjellë një fond me 8 mld euro PBB, do ngrejë vlerën e të gjitha hoteleve të Durrësit dhe në atë perçe paragjykimesh që ju nuk lini dy gurë bashkë”, u shpreh Rama./Opinion.al

Pas